Shqipëria Postuar më 30 Qershor 2022, 13:15

Ibrahimaj: Ndërtimi u ngadalësua, mbështesim 300 kompani - Duma: Kompensimi 30% për firmat afër qeverisë. Asnjë lek për punëtorët

Nga SCAN TV
Ibrahimaj: Ndërtimi u ngadalësua, mbështesim 300 kompani - Duma:

Nga foltorja e Kuvendit, Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj e ka argumentuar kompensimin e kompanive të ndërtimit për rritjen e çmimeve të materialeve, me ngadalësimin e këtij sektori.

Ajo tha se sektori i ndërtimit ka treguar shenja të dukshme ngadalësimi muajt e fundit, gjë që prek në mënyrë të drejtpërdrejtë investimet në infrastrukturë, ashtu si dhe procesin e rindërtimit.

Ndërkohë që deputetët e opozitës kanë akuzuar se Akti për kompensimin e materialeve të ndërtimit ka qëllim mbështetjen e pak kompanive pranë Qeverisë. Ndërkohë që sipas Deputetes së PD, Grida Duma, asnjë shumë nga kompensimi nuk shkon për punëtorët e kompanive të ndërtimit.

Akti Normativ i Qeverisë i miratuar të enjten nga Kuvendi parashikon kompensimin në masën 5-30% të kompanive të ndërtimit për materiale bazë që kanë shënuar rritje të forta në bursat ndërkombëtare.

Lorenc Rabeta / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=hHBZBViUjEE

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat