Rritet çmimi i energjisë në Maqedoninë e Veriut: Nga 1 korriku tarifa mesatare për 98,8% të konsumatorëve do të rritet mesatarisht 7,4%!

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit në Maqedoninë e Veriut ka vendosur që çmimi mesatar i energjisë elektrike për 98,8% të konsumatorëve të rritet mesatarisht 7,4% duke nisur nga 1 korriku.
“Me këtë reformë të sistemit tarifor mbrohen kategoritë më të ndjeshme”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator. Sipas tij, çmimet e reja për furnizuesin universal EVN HOME SHPK Shkup, që do të jenë në fuqi nga data 1 korrik 2022, janë hartuar në mënyrë të shkallëzuar sipas blloqeve. Në këtë mënyrë, ata që shpenzojnë më pak energji elektrike do të paguajnë çmim më të ulët. E kundërta do të ndodhë me abonentët që konsumojnë më shumë.
Tarifat sipas blloqeve (kWh)
Blloku i parë 0- 210, rritja 5,5%
Blloku i dytë 210- 630, rritja 10,3%
Blloku i tretë 630- 1050, rritja 18,3%
Blloku i katërt 1050 >, rritja 138,7%
Sipas blloqeve, gjatë dimrit 59,9% e konsumatorëve do të kenë fatura më të larta për 6,6 %, ndërsa 35,5% do të kenë fatura më të larta nga 6,6% deri më 8,8%, 3,4% e konsumatorëve do të paguajnë fatura më të larta nga 8,8% deri më 11,2% dhe vetëm 1,2% e konsumatorëve do të paguajnë fatura më të larta nga 11,4% deri më 99,5%.
FATURAT GJATË DIMRIT
59.9% e konsumatorëve do të kenë rritje 6.6%
35.5% e konsumatorëve do të kenë rritje 6.7% deri 8.8%
3.4% e konsumatorëve do të kenë rritje 8.8% deri 11.2%
1.2% e konsumatorëve do të kenë rritje 11.4% deri më 99.5%
Gjatë periudhës së verës, sipas blloqeve, 77,2% e konsumatorëve do të paguajnë fatura më të larta për 6,7%, ndërsa 21,8% do të paguajnë fatura më të larta nga 6,7% deri më 8,8%. Vetëm 0,7% e konsumatorëve do të kenë fatura më të larta nga 8,8% deri më 11,3% dhe 0,2% e konsumatorëve do të paguajnë fatura më të larta nga 11,4% deri më 100%.
FATURAT GJATË VERËS
77.2% e konsumatorëve do të kenë rritje 6.7%
21.8% e konsumatorëve do të kenë rritje 6.7% deri 8.8%
0.7% e konsumatorëve do të kenë rritje 8.8% deri 11.3%
0.2% e konsumatorëve do të kenë rritje 11.4% deri 100%
Kompanitë energjetike kërkuan rritje të konsiderueshme të tarifave për shërbimet e tyre, por Komisioni Rregullator nuk I pranoi kërkesat e tyre dhe miratoi përqindje shumë më të ulëta. Shpenzimet për prokurimin e energjisë elektrike të EVN HOME në nivel vjetor janë rritur 57,4 milionë euro, në raport me atë që është planifikuar në dhjetor të vitit 2021, për shkak të kthimit të një numri të madh të kompanive dhe institucioneve publike nga tregu i lirë në tregun e rregulluar të energjisë elektrike. Në këtë mënyrë, kjo kompani ka importuar energji elektrike shtesë në shumën prej 33,2 milionë euro. Me ndërprerjen e gjendjes së krizës, EVN HOME ka shpenzime shtesë për burimet e rinovueshme të energjisë prej 9,5 milionë euro.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=cwLaRycQawo
Sondazh

Rriten kreditë për sipërmarrjet në Europë - Bizneset po grumbullojnë financime para se BQE të rrisë normat e interesit
Kreditë bankare për sipërmarrjet në Europë kanë vazhduar të rriten në muajin maj, sipas të dhënave të Bankës Qendrore Europiane. Sipas ekspertëve ky është një......

Pasuria e Warren Buffett, 96 miliardë dolarë - Paratë do iu dhurohen të gjithë fëmijëve në planet
Kur manjati Uoren Bafet të ndërrojë jetë, pasuria e tij do të ndahet mes të gjithë fëmijëve në planet. Lajmi është publikuar nga Uoll Street Journal në kuadër......

Ulen sërish çmimet e naftës në bursa - Tregu është fokusuar në shqetësimet për ofertën globale
Çmimet e naftës u ulën në tregtimin e paqëndrueshëm të enjten, pasi tregu është fokusuar në shqetësimet për ofertën globale dhe një rritje në inventarët e......

Çmimet e banesave në BE prekin “majat” - Që nga shpërthimi i pandemisë çmimet kanë vazhduar të rriten
Bordi europian i rrezikut sistematik kishte paralajmëruar vendet europiane për një shkëputje të tregut të pasurive të paluajtshme nga pjesa tjetër e ekonomisë,......

SHBA, rriten pritshmëritë për inflacionin - Bankat paralajmërohen që të marrin masa për të zbutur pasojat
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rrezik që sipërmarrjet dhe familjet të përjetojnë për një kohë të gjatë presionet e cmimeve të larta dhe bankierët......

Qiramarrësit në Greqi, të pasigurtë - Studimi/ Rritja e kostove të energjisë dhe qirasë, presion në rritje mbi familjet greke
Situata aktuale shkakton pasiguri, ankth dhe indinjatë tek shumica e qiramarrësve në Greqi. Energjia elektrike më e shtrenjtë, qiratë e larta dhe vështirësia......

Ibrahimaj: Ndërtimi u ngadalësua, mbështesim 300 kompani - Duma: Kompensimi 30% për firmat afër qeverisë. Asnjë lek për punëtorët
Nga foltorja e Kuvendit, Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj e ka argumentuar kompensimin e kompanive të ndërtimit për rritjen e çmimeve të materialeve, me......

“Karteli i grumbulluesve abuzon me çmimet e bujqësisë” - Braçe, akuza me shembuj konkretë. Shoferët kthejnë pas lekët e produkteve
Deputeti socialit Erion Braçe ka akuzuar këtë të enjte kompanitë grumbulluese shqiptare se po rrisin artificialisht çmimet e produkteve bujqësore. Nga......