Bota Postuar më 30 Qershor 2022, 13:23

Pasuria e Warren Buffett, 96 miliardë dolarë - Paratë do iu dhurohen të gjithë fëmijëve në planet

Nga SCAN TV
Pasuria e Warren Buffett, 96 miliardë dolarë - Paratë do iu

Kur manjati Uoren Bafet të ndërrojë jetë, pasuria e tij do të ndahet mes të gjithë fëmijëve në planet. Lajmi është publikuar nga Uoll Street Journal në kuadër të një hetimi të fundit për atë që do të ndodhë me pasurinë e Bafet, që llogaritet deri në 96.8 miliard dollarë. Uoren Bafet, sipërmarrës dhe filantrop, nisi karrierën e tij financiare kur bashkoi fondin e investimeve të Partneritetit Buffett në Berkshire Hathauay, një kompani tekstile e tregtuar publikisht. Shkathtësia e tij e investimeve gjatë karrierës së tij të gjatë e ka bërë atë një nga njerëzit më të pasur në botë.

Siç raporton Fortune, në vitin 2006, CEO i Berkshire Hathauay u zotua të dhuronte 85% të aksioneve të tij në kompani për bamirësi, me pjesën më të madhe të saj për Fondacionin Bill & Melinda Gates, fondacioni humanitar i themeluar nga krijuesi i Microsoft dhe ish bashkëshortja e tij, Melinda French. Vetëm katër vjet më vonë, ai premtoi se do të dhuronte 99% të pasurisë së tij për entet filantropike, gjatë ose pas jetës së tij.

Nga aksionet prej 90 miliardë dollarësh të Berkshire, 56 miliardë dollarë do të shkojnë për Fondacionin Gates dhe 17.4 miliardë dollarë për katër organizata bamirësie Mbeten 18.7 miliardë dollarë për të cilat nuk është vendosur ende se cfarë do të bëhet. Këto janë shifra që, sipas Journal, mund të rriten duke pasur parasysh trendin pozitiv të aksioneve të Berkshire.

Gjithashtu sipas, Buffett, i cili do të mbushë 92 vjeç në gusht, do të donte që miliardat e tij të shpenzoheshin brenda 10 viteve nga vdekja e tij. Një nga zgjidhjet ishte krijimi i një fondi për fëmijët në mbarë botën. Shuma e saktë e caktuar për secilin fëmijë nuk është zbuluar, sipas Fortune, por një ish-punonjës i Fondacionit Gates tha për Journal se çdo fëmijë do të merrte mijëra dollarë.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=8I1LFeBrl1I

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat