Çmimet e banesave në BE prekin “majat” - Që nga shpërthimi i pandemisë çmimet kanë vazhduar të rriten

Bordi europian i rrezikut sistematik kishte paralajmëruar vendet europiane për një shkëputje të tregut të pasurive të paluajtshme nga pjesa tjetër e ekonomisë, pak ditë para pushtimit rus të Ukrainës. Që nga shpërthimi i pandemisë, cmimet e banesave kanë vazhduar të rriten pavarësisht se fuqia blerëse e qytetarëve europianë është ulur.
Në Republikën Ceke në dhjetor cmimi i banesave ishte 26% më i lartë në krahasim me një vit më parë. Diferenca midis pagës mesatare të një qytetari dhe çmimit mesatar të banesës ka të ngjarë të shkaktojë një “flluskë të pasurive të paluajtshme”.
Sipas disa ekonomistëve, ky rrezik mund të regjistrohet dhe në Milano, ku pavarësisht krizës ekonomike dhe pasigurisë së qytetarëve, cmimet janë rritur me një ritëm më të lartë se 5% në vit dhe në muajt e parë të 2022-shit. Sipas raportit të fundit të Istat, në Itali cmimet janë rritur me 4.6% në tremujorin e parë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Në përgjithësi, normat e ulta të interesit që kanë vendosur bankat për të shmangur një kontraktim të kërkesës, kanë favorizuar dhënien e kredive për familjet, që kishin kursyer gjatë pandemisë dhe që për shkak të punës së imponuar nga shtëpia, ishin më të gatshëm të investonin në banesa.
Kjo situatë regjistrohej në dy vitet e fundit, dhe përpara se Banka qendrore europiane të rriste normat e interesit. Një vendim që mund të shkaktojë reduktimin e kredive që i jepen familjeve.
Nga viti 2010 në vitin 2020 është konfirmuar një rritje e përgjithshme e cmimit të banesave në Bashkimin Europian, me rritje prej 26% në 23 vende, në mënyrë të vecantë që nga viti 2013 e më tej. Spanja dhe Italia mbetën të përjashtuara nga kjo rritje, të paktën në terma afatgjatë, me një rënie përkatësisht rreth 5 dhe 15%, ndonëse me një rënie të lehtë nga viti 2015.
Gjermania ka një numër të ulët pronarësh banesash në krahasim me mesataren europiane, si dhe është vendi ku sipas 13,9% të popullsisë cmimi i banesës përfaqëson më shumë se 40% të të ardhurave që ka një familje. Një e dhënë që shpjegohet me rritjen e cmimeve në vitet e fundit. Në mesataren kombëtare cmimet e pasurive të paluajtshme në vitin 2021 janë rritur me 14.3% në 3.140 euro /m² në krahasim me vitin 2020.
Në Itali në maj të 2022-shit cmimi mesatar i banesave ishte 1.935 euro për metër katror, e njëjtë me një vit më parë. Ndërsa Franca është pjesë e tendencës europiane për rritjen e cmimeve në vitet e fundit. Nga cmimi mesatar 3.328 euro për metër katror në 2014-ën, në 3.878 euro për metër katror në 2021-shin.
Një fenomen i rëndësishëm që ka ndikuar në muajt e fundit, ka qenë edhe “emigrimi” i parizienëve drejt qyteteve të tjera, të cilët me fuqinë e tyre të lartë blerëse kanë shkaktuar rritje të çmimeve të banesave.
Në maj, Banka Qendrore Europiane paralajmëroi se një "rritje e mprehtë" e normave reale të interesit mund të shkaktojë "korrigjime" afatshkurtra në çmimet e banesave.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=e4WCsksh0MI
Sondazh

SHBA, rriten pritshmëritë për inflacionin - Bankat paralajmërohen që të marrin masa për të zbutur pasojat
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rrezik që sipërmarrjet dhe familjet të përjetojnë për një kohë të gjatë presionet e cmimeve të larta dhe bankierët......

Qiramarrësit në Greqi, të pasigurtë - Studimi/ Rritja e kostove të energjisë dhe qirasë, presion në rritje mbi familjet greke
Situata aktuale shkakton pasiguri, ankth dhe indinjatë tek shumica e qiramarrësve në Greqi. Energjia elektrike më e shtrenjtë, qiratë e larta dhe vështirësia......

Ibrahimaj: Ndërtimi u ngadalësua, mbështesim 300 kompani - Duma: Kompensimi 30% për firmat afër qeverisë. Asnjë lek për punëtorët
Nga foltorja e Kuvendit, Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj e ka argumentuar kompensimin e kompanive të ndërtimit për rritjen e çmimeve të materialeve, me......

“Karteli i grumbulluesve abuzon me çmimet e bujqësisë” - Braçe, akuza me shembuj konkretë. Shoferët kthejnë pas lekët e produkteve
Deputeti socialit Erion Braçe ka akuzuar këtë të enjte kompanitë grumbulluese shqiptare se po rrisin artificialisht çmimet e produkteve bujqësore. Nga......

Alarmi shqetësues i KE: Shqipërisë po i “gërryhet” toka - Fenomeni shumë agresiv! Vetëm 2.6 % përdoret për bujqësi organike!
Rajoni i Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë dhe Shqipëria rrezikon të humbasë 1/3 e tokës bujqësore si pasojë e erozionit ujor. Ky paralajmërim shqetësues vjen......

Ku po i eksporton zarzavatet Shqipëria? - Analiza/ Sa para po fitohen, cilat janë tregjet me rritjen më të madhe
Këtë vit Shqipëria ka eksportuar më pak zarzavate në peshë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë, por ka fituar më shumë. Referuar të dhënave të INSTAT,......

Hungaria bën me racion karburantin për të parandaluar mungesat – Çmimi më i lartë për shoferët me targa të huaja në vend
Në të gjithë kryeqytetin e Hungarisë, ka tabela të varura në pompat e karburantit që u tregojnë shoferëve se nuk ka karburant. Në të gjithë kryeqytetin,......

Përfundon afati për deklarimin e pronarëve të bizneseve - Mungesa e transparencës “kushton” nga 500 deri në 6 mijë dollarë për subjektet dhe OJF-të
30 Qershori shënon dhe afatin e fundit të detyrimit të bizneseve dhe Organizatave Jofitimprurëse që të kryejnë regjistrimin e të dhënave apo të bëjnë......