Kriza e bizneseve në Kosovë - Liberalizimi i tregut të energjisë ka rritur çmimet dhe reduktuar kapacitetet

Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë ka goditur rëndë bizneset prodhuese, duke rritur ndjeshëm kostot dhe duke kufizuar mundësitë e tyre për zgjerim dhe punësim.
Nga 1 qershori, me vendim të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), bizneset më të mëdha në Kosovë, me mbi 50 punëtorë dhe qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro, kanë kaluar në treg të hapur të energjisë. Kjo do të thotë se këto biznese nuk furnizohen më me tarifa të rregulluara, por blejnë energjinë sipas ofertave të kompanive private, të licensuara për tregtim.
Sipas ZRRE-së, në këtë proces janë të përfshira rreth 1.300 biznese, që konsumojnë 37% të energjisë së përgjithshme. Ky numër bazohet në të dhënat e vitit 2024, ndërsa të dhënat e këtij viti tregojnë një situatë ndryshe. Sipas Administratës Tatimore të Kosovës, në muajin shtator, numri i kompanive me më shumë se 50 punëtorë dhe qarkullim mbi 10 milionë euro ishte 976.
Nga Shoqata e Prodhuesve të Kosovës thonë se këto kompani më parë paguanin rreth 75 euro për megavat, ndërsa tani çmimi ka shkuar deri në 190 euro për megavat, duke përfshirë edhe tarifat shtesë. Çmimi ndryshon në varësi të shpenzimeve, nivelit të linjës në tension dhe bursës energjetike.
Sipas Shoqatës së Prodhuesve, nga 300 kompani që kanë dalë në treg të hapur të energjisë, vetëm 60 kanë mundur të sigurojnë kontrata me çmim fiks deri në fund të dimrit. Të gjitha këto probleme burojnë nga fakti se procesi i liberalizimit të energjisë nuk është përgatitur siç duhet, thonë përfaqësuesit e bizneseve. Për këtë arsye, Oda Ekonomike e Kosovës dorëzoi edhe një padi në Gjykatën Supreme kundër Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
Shoqata i ka kërkuar qeverisë që ta shtyjë zbatimin e vendimit për daljen e kompanive në treg të hapur dhe t’i mbështesë bizneset në sigurimin e një prone për investime të përbashkëta në energji diellore.
Moti i keq, Balluku me prefektët e kryebashakiakët: Merrni masa në kohë për situatën!
Zëvëndës kryeministrja Balluku pati në orët e pasdites një takim me 12 prefektët e qarqeve dhe kryetarët e bashkive që konsiderohen zona me rrezikshmëri të......
Bujqësia 2030, ministri Salla: Ky është buxheti i antarësimit në BE
Ministri I Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla ka qenë i pranishëm sot në punimet e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, ku ka dhënë......
Spiropali mirëpret në Tiranë homologun gjerman Wadephul: Gjermania mbështetje për integrimin europian të Shqipërisë dhe rajonit
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali mirëpriti në Tiranë, Ministrin e Jashtëm të Republikës Federale të Gjermanisë, Johann Wadephul, i......
Mbyllja e grupkapitujve, sfida e radhës për vendin - Sa të përparuar jemi në secilën prej fushave?
Shqipëria ka kaluar një tjetër fazë të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke shënuar hapjen e negociatave edhe për grupkapitullin e fundit të......
Java Globale e Sipërmarrjes, fokus në start up dhe IA - Ibrahimaj: Te paketa fiskale, kemi instrumente të rëndësishme për inovacion
Këtë të hënë, nisi një nga aktivitetet më të rëndësishmë të bizneseve dhe start up-eve, java e sipërmarrjes. Në nisje të kësaj saj, ministrja e Ekonomisë dhe......
Ulet pragu për pagesat CASH - Miratohet dhe rivlerësimi i pronave me 5%, gati çmimet e reja të referencës
Një nga shtyllat e Paketës Fiskale 2026 është ulja e përdorimit të parasë cash, teksa projektligji parashikon 4 masa që parashikohet të sjellin transaksione......
Balluku mbledh Emergjencat Civile: Pritet përkeqësim i motit, masa për menaxhimin e situatës
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thirri në një takim koordinues strukturat e Agjencisë Kombëtare të......





