Bursat, tremujori më i keq që nga viti 2020 - Humori i investitorëve dëmtohet nga lufta në Ukrainë dhe nga inflacioni

Tregjet europiane janë hapur në rënie edhe në sesionin e sotëm dhe kanë realizuar tremujorin më të keq që nga pandemia e Covid-19, pasi inflacioni dhe rritja e normave të interesit vijon të dëmtojë besimin e investitorëve. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rënie me rreth 0.9%, ndërsa sektori i teknologjisë realizon humbjet më të mëdha në rënie me 2.5%.
Ky indeks e ka mbyllur tremujorin e dytë të vitit në rënie me rreth 9%, performanca më e dobët që kur kulmoi pandemia e Covid-19, në vitin 2020. Besimi i investitorëve në rang global është i dobësuar nga lufta në Ukrainë, që nuk po tregoh shenja të zgjidhjes, dhe nga presionet inflacioniste që vijojnë të rriten, që kanë detyruar bankat qëndrore të shtrëngojnë politikat monetare.
Ndërkohë, Banka Qendrore Europiane do të fillojë sot procesin e blerjes së obligacioneve të vendeve periferike të Eurozonës, si Italia, Spanja, Portugalia dhe Greqia.
SCAN
Sondazh

Nga 1 janari 2023, Shqipëria nis kultivimin e kanabisit mjekësor - Ngrihet Agjencia Kombëtare: Kush do t’i marrë licencat!
Qeveria shqiptare ka konkretizuar nismën për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri. Aplikimi për licenca është planifikuar të nisë nga data......

Huatë për blerje banese, rekord i ri/ 4.3 mld lekë në maj, rritet kredia totale me 10%
Muaji Maj ka shënuar rekord rritjeje në vlerën e huave të reja të dhëna nga bankat për blerje banesash nga individët. Kështu, sipas shifrave zyrtare të......

Bashkia e Tiranës shkel detyrimet për taksën e infrastrukturës - Ligji e detyron ta shpenzojë për investime publike, por as gjysma nuk shkon për këtë qëllim!
Teksa ka mbledhur miliarda lekë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, Bashkia e Tiranës ka shkelur detyrimet ligjore për shpenzimin e këtyre të ardhurave,......

Ndërtimi “lokomotiva” e ekonomisë/ Nxiti PBB të rritet me 5.97% në T1 2022, bashkë me pasuritë e paluajtshme
Produkti i Brendshëm Bruto vlerësohet më rritje përgjatë tremujorit të parë të vitit, tregojnë të dhënat nga Instituti i Statistikave. Kjo rritje fiksohet në......

Mishi, sa konsumojmë dhe nga vjen? 68,5 kg për frymë në vit, 20% e konsumit vjen nga vetëm 10 shtete
Në vit shqiptarët konsumojnë rreth 191 milionë kilogram mish, të paktën referuar të dhënave të vitit të fundit, atë 2021. Në rast se do të bënim një raport......

Recesioni i afrohet Europës - Spanja regjistron nivel rekord të inflacionit
Ndryshojnë vlerësimet për rritjen europiane dhe Morgan Stanley tashmë flet për kontraktim për dy tremujore. Ndërkohë, inflacioni spanjoll shënon një nivel......

Kina krijon super rezerva për automjetet elektrike - Alumin, litium dhe zink. Pekini nxiton të sigurojë sasitë e duhura për të ardhmen
Në Europë zinku nuk gjendet më në asnjë vend. Alumini është në nivelin më të ulët historik, më pak se 20 mijë ton të depozituara në magazina. Bakri është i......

Rritet çmimi i energjisë në Maqedoninë e Veriut: Nga 1 korriku tarifa mesatare për 98,8% të konsumatorëve do të rritet mesatarisht 7,4%!
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit në Maqedoninë e Veriut ka vendosur që çmimi mesatar i energjisë elektrike për 98,8% të......