Shqipëria Postuar më 30 Qershor 2022, 16:05

Nga 1 janari 2023, Shqipëria nis kultivimin e kanabisit mjekësor - Ngrihet Agjencia Kombëtare: Kush do t’i marrë licencat!

Nga SCAN TV
Nga 1 janari 2023, Shqipëria nis kultivimin e kanabisit mjekësor -

Qeveria shqiptare ka konkretizuar nismën për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri. Aplikimi për licenca është planifikuar të nisë nga data 1 janar e vitit të ardhshëm.

Ligji parashikon krijimin e Agjencisë Kombëtare të Kontrollit dhe Monitorimit të Kultivimit dhe Përpunimit të Bimës së Kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale dhe Prodhimit të Nënprodukteve të saj. Kjo agjenci do të japë licencat për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Licenca  për ushtrim të aktivitetit të kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit si dhe prodhimit të nënprodukteve të  saj për qëllime mjekësore, jepet për një periudhë 15 vjeçare, me të drejtë rinovimi. Licenca miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, bazuar mbi procedurën përzgjedhëse, të organizuar nga Agjencia.

Vendimi i Këshillit të Ministrave për licencën propozohet nga ministri përgjegjës për shëndetësinë.

Çdo personi juridik që aplikon për licencë duhet të ketë eksperiencë në kultivimin, prodhimin, përpunimin, qarkullimin dhe administrimin e bimës së kanabisit për qëllime mjekësore; ai vetë ose një aksioner i tij, i cili zotëron 51% të aksioneve të shoqërisë duhet të jetë ushtrues i veprimtarisë së prodhimit të nënprodukteve të bimës së kanabisit në një nga vendet e OECD-së dhe zotërues i GMP (Good Manifacturing Practice/Praktika e mirë e prodhimit), të lëshuar nga EMA (European Medical Agency/Agjencia Europiane e Barnave) ose FDA (Food and Drug Administration/ Agjencia Amerikane për Ushqimin dhe Barnat).

Po ashtu, për të përfituar licencë mjafton që të ketë kapital të shoqërisë jo më të vogël se 100 milionë lekë, shkruan SCANTV. Subjekteve të interesuara për kultivimin e bimëve që përmbajnë lëndë narkotike dhe psikotrope për qëllime mjekësore, u lind e drejta për aplikim për leje pas datës 01 janar 2023. Këshilli i Ministrave brenda datës 30 Nëntor të çdo viti, miraton me propozim të Agjencisë zonat kadastrale (territoret) ku do të lejohet kultivimi i kanabisit për qëllim industrial.

Legalizimi i kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore u njoftua pak kohë më parë nga kryeministri, pas një procesi konsultimi public për disa nisma të rëndësishme.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=-sjxEc_gp64

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat