Shqipëria Postuar më 1 Korrik 2022, 10:00

Java mbyllet negativisht për valutat kryesore!

Nga SCAN TV
Java mbyllet negativisht për valutat kryesore!

Dollari amerikan blihet këtë të premte me 113.2 lekë dhe shitet me 114.2 lekë duke e mbyllur javën dhe nisur muajin korrik në vlera negative sipas kursit të këmbimit lokal.

Paundi britanik gjithashtu ka regjistruar rënie të kuotës mëngjesin e sotëm pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 136.8 lekë dhe është shitur me 138.5 lekë.

Franga zvicerane pas një rritje të vazhdueshme të vlerës ka shënuar rënie këtë mëngjes pasi krahasuar me një ditë më parë blihet këtë fillim muaji me 117.8 lekë dhe shitet me 119 lekë.

Monedha europiane ndërkaq nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme të kuotës por e ka mbyllur këtë muaj negativisht teksa blihet sot me 118.7 lekë dhe shitet me 119 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat