Shqipëria Postuar më 1 Korrik 2022, 09:46

Nafta zgjeron humbjet - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës

Nga SCAN TV
Nafta zgjeron humbjet - Investitorët, të shqetësuar për

Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet prej rreth 3% të sesionit të kaluar. Në përfundim të takimit 2-ditor, OPEC+ njoftoi se do të vijojë me marrëveshjen paraprake të rritjes së prodhimit, por investitorët janë veçanërisht të shqetësuar për ngadalësimin e ekonomisë globale.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 108 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 105 dollarë për fuçi. Të enjten, grupi i OPEC+, që përbëhet nga Vendet Prodhuese të Naftës dhe nga aleatët e tjerë, me në krye Rusinë, ranë dakord për strategjinë e prodhimit, duke ju përmbajtur marrëveshjes paraprake.

Më herët gjatë muajit qershor, OPEC+ ra dakord të rrisë prodhimin me 648,000 fuçi në ditë, gjatë korrikut dhe gushtit nga 432,000 mijë fuçi, që parashikohej në fillim të vitit. Ndërkohë, presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi se nuk do të ushtrojë presion të drejtpërdrejtë mbi Arabinë Saudite për të rritur prodhimin, gjatë vizitës që do të zhvillojë në vend.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat