“Shqipëria eksporton aq infermierë sa përgatit” - Shoqatat ngrenë alarmin: Krizë personeli shëndetësor, pensionistët po kryejnë punën

Shqipëria ndodhet në krizë për personel shëndetësor me mungesa të mëdha të mjekëve dhe infermierëve. Kështu e ka cilësuar Shoqata e infermiereve në një reagim të bërë së fundmi në lidhje me krizën tanimë në Shqipëri. Teksa periudha e verës shton dhe urgjencat në qendra shëndetësore e spitale, Shoqata e Infermiereve thotë se e kishte paralajmëruar këtë krizë në personelin Shëndetësor.
Shumë spitale si shtetërore ashtu dhe private janë me mungesa të mëdha të mjekëve specialist dhe infermierëve. Kjo shoqatë bënë të ditur se Ministria e Shëndetësisë për të plotësuar nevojat për staf në Qendrat Shëndetësore Verore po telefonon dhe po u kërkon mjekëve të dalë në pension të bëhen pjesë e këtyre shërbimeve.
Raportet për mungesën por dhe largimin e infermierëve dhe mjekëve janë ngritur si shqetësim edhe më parë nga shoqatat por dhe organizatat. Që nga viti 2016 deri në 2021 infermierë të cilët kanë kërkuar liçensën me arsyen largimin jashtë vendit kanë qenë 2513 ku vetëm në 2021 ishin 1073.
Në vitin 2016, 67 persona, Në vitin 2017 131. Në 2018, 211. Në 2019, 417. Në 2020, 614. Në vitin 2021, 1073 infermierë
Sipas analizës së numrit të kuotave për student të degës Infermieri vërehet se Shqipëria po eksporton pothuajse aq studentë sa po përgatit çdo vit. Për të njëjtën periudhë 2020-2021, numri i kuotave për degën Infermieri e Përgjithshme ishte 1319.
Shqetësimet e ngritura nga shoqata e infermierëve vijojnë teksa ngre pyetjen se kur do të ndërgjegjësohen për të rregulluar politikat e punësimit dhe vlerësimit të stafit mjekësor para se Shqipëria të kthehet monopol i një grupi mjekësh. Sipas tyre është vonë për të ndaluar këtë hemorragji në Shëndetësi.
Shqipëria ka sot 23 866 infermierë të liçensuar. Mosha mesatare e infermierëve në Shqipëri është 43 vjeç. Ndërsa mosha mesatare e mjekëve specialistë është 50 vjeç.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=WFcZRXhsPKI&list=UUw84HwMCy57c9nApBYmMM-A&index=22
Sondazh

Bordi i Transparencës – Ulen sërish çmimet e karburanteve në vend
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë......

Bateri apo hidrogjen?- Prodhuesit e kamionëve në garë për një të ardhme elektrike më të pastër
Rritja e çmimeve të karburantit dhe politikat më të gjelbra i kanë dhënë automjeteve elektrike (EV-ve) një nxitje serioze vitet e fundit. Tani vëmendja po......

BE bie dakord për rregulloren historike të kriptove pas shkrirjes së Terra dhe rënies së Bitcoin!
Bashkimi Europian ka rënë dakord për rregullat historike për rregullimin e industrisë së kriptomonedhave, shkrirja e të cilave ka fshirë pasuritë dhe ka ndezur......

Cilësia e ajrit në Ballkanin Perëndimor mbetet shqetësuese!
Ndotja e ajrit në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor është në nivel të lartë. Problem shqetësues është edhe rritja e vdekjeve të parakohshme nga ndotja e......

Java mbyllet negativisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan blihet këtë të premte me 113.2 lekë dhe shitet me 114.2 lekë duke e mbyllur javën dhe nisur muajin korrik në vlera negative sipas kursit të......

Nafta zgjeron humbjet - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet prej rreth 3% të sesionit të kaluar. Në përfundim të takimit 2-ditor, OPEC+ njoftoi......

Dollari, fitimet më të mëdha në 4 javë - Mbështetet nga mundësitë që ekonomia e SHBA të bjerë në recesion
Dollari amerikan po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, por pritet të realizojë javën më të mirë në 1 muaj. Investitorët kanë preferuar asetet e......

Bursat, tremujori më i keq që nga viti 2020 - Humori i investitorëve dëmtohet nga lufta në Ukrainë dhe nga inflacioni
Tregjet europiane janë hapur në rënie edhe në sesionin e sotëm dhe kanë realizuar tremujorin më të keq që nga pandemia e Covid-19, pasi inflacioni dhe rritja e......