Shqipëria Postuar më 1 Korrik 2022, 11:57

“Amnistia fiskale nuk do të keqpërdoret”! - Ibrahimaj: Ka përjashtime në masë, legalizohen vetëm të ardhurat nga puna e binzesi

Nga SCAN TV
“Amnistia fiskale nuk do të keqpërdoret”! - Ibrahimaj: Ka

Në përgjigje të bizneseve se drafti i ri i amnistisë fiskale lë hapsira për pastrim parash dhe evazion fiskal, Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj theksoi të kundërtën.

Në konferencën e përmuajshme për mediat, lidhur me zhvillimet ekonomike në vend, Ibrahimaj u shpreh se nga ky ligj nuk do të përfitojnë ata individë që nuk duhet të përfitojnë.

Sipas saj qëllimi është legalizimi i të ardhurave nga puna dhe biznesi.

E pyetur nga SCAN TV mbi efiçencën e bordit të transparencës për hidrokarburet dhe mënyrën e vendosjes së çmimeve, Ibrahimaj bëri me dije se çmimet janë gjithnjë në sinkron me ecurinë në bursa.

Teksa bëri një përmbledhje të zhvillimeve ekonomike në 5 muajt e parë të vitit, Ministrja theksoi se ekonomia do të vijojë të përformojë pozitivisht edhe për shkak të sezonit veror.

Elisabeta Dosku / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=eGaXS6CcSko&list=UUw84HwMCy57c9nApBYmMM-A&index=23

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat