Britania dështon të ndalojë paratë e dyshimta ruse - Pavarësisht sanksioneve, milionerët rusë vijojnë të investojnë e shpenzojnë në vend

Një raport parlamentar në Britaninë e Madhe kritikoi dështimin e qeverisë së vendit për të ndaluar fluksin e parave të dyshimta të rusëve në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht sanksioneve të vendosura pas pushtimit të Ukrainës.
Një komitet deputetësh gjithëpartiak raportoi se megjithëse ministrat ishin mburrur "për nevojën për të shtypur kleptokratët, retorika nuk është shoqëruar me veprime konstruktive". Sipas tyre fondet ruse kanë "vazhduar të rrjedhin në Mbretërinë e Bashkuar.
Edhe përpara pushtimit të Ukrainës nga Moska më 24 shkurt, qeveria e Boris Johnson pretendoi se po vepronte me vendosmëri për t'u marrë me paratë e dyshimta ruse. Por Komiteti i Punëve të Jashtme bëri të ditur me anë të një raporti se deklaratat e ashpra nuk ishin ndjekur nga masa mjaftueshëm të forta dhe konkrete.
Mbretëria e Bashkuar është akuzuar prej kohësh për avantazhet që i krijon elitave ruse dhe milionave të tyre. Deputetët akuzojnë se për një kohë shumë të gjatë, qeveritë e njëpasnjëshme kanë lejuar aktorë keqdashës dhe kleptokratë të lajnë paratë e tyre të pista duke e përdorur Londrën si "lavanderi".
Raporti thotë gjithashtu se është "e turpshme që u desh një luftë" për ta shtyrë qeverinë të vepronte. Ai gjithashtu thekson se sanksionet e vendosura - për të cilat qeveria thotë se synojnë një mijë njerëz dhe 120 kompani - duhet të pasohen nga hetime penale.
Por sekretarja e jashtme britanike Liz Truss hodhi poshtë kritikat e deputetëve. Ajo tha se qeveria miratoi menjëherë legjislacionin e urgjencës pas pushtimit rus për të "goditur rëndë Rusinë me sanksione", duke pretenduar se Mbretëria e Bashkuar kishte sanksionuar "më shumë individë dhe subjekte nga Rusia, në krahasim me çdo qeveri tjetër në botë.
SCAN
Sondazh

Bankat ulin me 200 milionë dollarë kërkesën për likuiditet - Situata e mirë me depozitat, injektimet nga BSH më të ultat që prej 2020
Viti 2022 e ka gjetur sistemin bankar me nivele mjaft të kënaqshme likuiditeti, duke e bërë Bankën e Shqipërisë të ulë ndjeshëm operacionet injektuese. Vetë......

Zyrtarizohet krijimi i shoqatës së tregtisë online - Jaçe: Shqipëria, prapa. Problem, korniza ligjore. Kadia: Synojmë ekonomi të formalizuar
Shoqata e-commerce ka zyrtarizuar tashmë formimin e saj, ku janë bashkuar qindra subjekte që operojnë në tregtinë online brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në një......

Mbyllet procesi i fiskalizimit: 8900 biznese të vogla mbeten jashtë, pritet të kalojnë në status pasiv
Çdo biznes që funksionon në vend duhet që nga data 1 Korrik 2022 e në vijim të lëshojë vetëm fatura të fiskalizuara, në të kundërt do të gjobitet. Data 30......

“Amnistia fiskale nuk do të keqpërdoret”! - Ibrahimaj: Ka përjashtime në masë, legalizohen vetëm të ardhurat nga puna e binzesi
Në përgjigje të bizneseve se drafti i ri i amnistisë fiskale lë hapsira për pastrim parash dhe evazion fiskal, Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj theksoi......

Ky ishte viti më i keq për tregun që nga viti 1970 dhe kjo vetëm për një arsye!
Një mori faktorësh komplotuan për të gjeneruar gjysmën e parë më të keqe të viti për tregun e aksioneve që nga viti 1970, por të gjithë buruan nga një fjalë:......

5 arsyet pse Bitcoin pati tremujorin e tij më të keq në më shumë se një dekadë!
Bitcoin sapo pati tremujorin e tij më të keq që nga viti 2011 dhe muajin e tij më të keq të regjistruar ndonjëherë. Kriptomonedha më e madhe në botë humbi......

“Shqipëria eksporton aq infermierë sa përgatit” - Shoqatat ngrenë alarmin: Krizë personeli shëndetësor, pensionistët po kryejnë punën
Shqipëria ndodhet në krizë për personel shëndetësor me mungesa të mëdha të mjekëve dhe infermierëve. Kështu e ka cilësuar Shoqata e infermiereve në një reagim......

Bordi i Transparencës – Ulen sërish çmimet e karburanteve në vend
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë......