Bankat ulin me 200 milionë dollarë kërkesën për likuiditet - Situata e mirë me depozitat, injektimet nga BSH më të ultat që prej 2020

Viti 2022 e ka gjetur sistemin bankar me nivele mjaft të kënaqshme likuiditeti, duke e bërë Bankën e Shqipërisë të ulë ndjeshëm operacionet injektuese. Vetë Banka e Shqipërisë ka njoftuar se injektimi mesatar ditor nëpërmjet operacioneve të likuiditetit me maturim 1-13 javë, ka qenë 30.4 miliardë lekë, apo afërsisht 300 milionë dollarë, kundrejt 42.4 miliardë lekësh, afërsisht 420 milionë dollarëve, në 3-mujorin e mëparshëm.
Mungesa mesatare për T1 2022 prej rreth 30.3 mld lekësh ka qenë më e ulëta e regjistruar që prej 3-mujorit të parë të vitit 2020, kur shënonte vlerën 27.3 miliardë lekë, thekson Banka e Shqipërisë.
Ekspertët e pyetur nga Televizioni Scan e lidhin këtë situatë të mirë likuiditeti të sistemit bankar me shtimin e ndjeshëm të depozitave gjatë gjithë vitit të shkuar, ashtu si dhe me pakësim të nevojës së bizneseve për kredi operacionale. Një tjetër faktor shtesë janë nivelet e larta të valutës në qarkullim në tregun shqiptar.
Kërkesa e bankave për likuiditet në operacionet e Bankës së Shqipërisë ka rënë nga 41.6 mld lekë në fillim të janarit, në 21.50 miliardë lekë deri në mesin e muajit shkurt, dhe e mbylli periudhën pa ndryshime, me një rënie prej rreth 20 miliardë lekësh, afërsisht 200 milionë dollarë.
Në funksion të operacioneve për administrimin e likuiditetit të sistemit bankar, Banka e Shqipërisë njofton se ka përdorur instrumentin e saj kryesor, marrëveshjen e anasjelltë të riblerjes me maturim njëjavor, për mesatarisht 20.1 miliardë lekë ose 66.30% të injektimit total, kundrejt 63.20% mesatarisht në dy 3-mujorët e mëparshëm.
Lorenc Rabeta / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=4uvM8z0r0no&list=UUw84HwMCy57c9nApBYmMM-A&index=20
Sondazh

Zyrtarizohet krijimi i shoqatës së tregtisë online - Jaçe: Shqipëria, prapa. Problem, korniza ligjore. Kadia: Synojmë ekonomi të formalizuar
Shoqata e-commerce ka zyrtarizuar tashmë formimin e saj, ku janë bashkuar qindra subjekte që operojnë në tregtinë online brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në një......

Mbyllet procesi i fiskalizimit: 8900 biznese të vogla mbeten jashtë, pritet të kalojnë në status pasiv
Çdo biznes që funksionon në vend duhet që nga data 1 Korrik 2022 e në vijim të lëshojë vetëm fatura të fiskalizuara, në të kundërt do të gjobitet. Data 30......

“Amnistia fiskale nuk do të keqpërdoret”! - Ibrahimaj: Ka përjashtime në masë, legalizohen vetëm të ardhurat nga puna e binzesi
Në përgjigje të bizneseve se drafti i ri i amnistisë fiskale lë hapsira për pastrim parash dhe evazion fiskal, Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj theksoi......

Ky ishte viti më i keq për tregun që nga viti 1970 dhe kjo vetëm për një arsye!
Një mori faktorësh komplotuan për të gjeneruar gjysmën e parë më të keqe të viti për tregun e aksioneve që nga viti 1970, por të gjithë buruan nga një fjalë:......

5 arsyet pse Bitcoin pati tremujorin e tij më të keq në më shumë se një dekadë!
Bitcoin sapo pati tremujorin e tij më të keq që nga viti 2011 dhe muajin e tij më të keq të regjistruar ndonjëherë. Kriptomonedha më e madhe në botë humbi......

“Shqipëria eksporton aq infermierë sa përgatit” - Shoqatat ngrenë alarmin: Krizë personeli shëndetësor, pensionistët po kryejnë punën
Shqipëria ndodhet në krizë për personel shëndetësor me mungesa të mëdha të mjekëve dhe infermierëve. Kështu e ka cilësuar Shoqata e infermiereve në një reagim......

Bordi i Transparencës – Ulen sërish çmimet e karburanteve në vend
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë......

Bateri apo hidrogjen?- Prodhuesit e kamionëve në garë për një të ardhme elektrike më të pastër
Rritja e çmimeve të karburantit dhe politikat më të gjelbra i kanë dhënë automjeteve elektrike (EV-ve) një nxitje serioze vitet e fundit. Tani vëmendja po......