Bota Postuar më 1 Korrik 2022, 12:57

Rusia zbulon turizmin vendas - Sochi, simboli i ringjalljes së turizmit brenda territorit rus

Nga SCAN TV
Rusia zbulon turizmin vendas - Sochi, simboli i ringjalljes së turizmit

Rusët tashmë shkojnë për pushime në vende brenda Rusisë. Si pasojë “boom-i” ekonomik i turizmit prek nivele të paprecedentë. Dhe pikërisht turistët në plazh në Sochi, në Detin e Zi, janë simbol i këtij turizmi të brendshëm të Rusisë.

Alean Family Sputnik një nga rezortet më të famshëm në tregun vendas është i pari hotel në Sochi që ka një sistem ‘ultra-all-inclusive”. Menaxherët konfirmojnë se kërkesa vijon të rritet nga java në javë, dhe janë kryesisht turistë rusë të cilët më parë i drejtoheshin rezorteve ndërkombëtare, ndërsa tani për shkak të konfliktit në Ukrainë i përjetojnë pushimet luksoze në Rusi.

Vendi ku u zhvilluan lojërat olimpike dimërore në vitin 2014 dhe të Çmimit të madh të Rusisë për Formula 1 – por që u anullua për shkak të luftës – Sochi është një nga destinacionet më të frekuentuara ruse të Detit të Zi. Qyteti numëron aktualisht më shumë se 400 mijë banorë.

Agjencia shtetërore ruse për turizmin “Rostourism” parashikon një rritje të trafikut turistik në sezonin e ardhshëm: deri në 30% më shumë në krahasim me një vit më parë. Rritja më e madhe e numrit të turistëve parashikohet në jug të Rusisë me një total prej 8 milion personash që do të kalojnë pushimet në rajon deri në muajin shtator.

Nga një turizëm familjar i nivelit mesatar dhe të mesëm, në verën e 2022-shit, Sochi po transformohet në një lokacion eksluziv, pikërisht falë vështirësisë së rusëve të pasur për të bërë pushime jashtë vendit. Në mënyrë të pashmangshme janë rritur dhe cmimet e hoteleve por dhe të fluturimeve ajrore brenda Rusisë.

Hotelet dhe rezortet turistike po përballen me rritjen e cmimeve të materialeve të konsumit. Situata aktuale e turizmit u diskutua dhe në parlamentin rus. Presidenti i komisionit të Dumës ruse për turizmin dhe zhvillimin e infrastrukturave turistike u shpreh se sfida më e madhe për momentin është transporti, kjo dhe për shkak të konfliktit në Ukrainë. Nga katër aeroporte në Detin e Zi, vetëm një funksionon, ai i Sochi-t.

Ndërkohë qeveria ruse po investon në infrastruktura për të lehtësuar rritjen e mëtejshme të sektorit të turizmit. Sipas shifrave zyrtare, i përkthyer në shufra ky investim është 1.2 miliard dollarë vetëm për 2022-shin, 10 herë më shumë në krahasim me tre vjet më parë.

Autoritetet ruse pranojnë se nuk ka pasur një financim të tillë të turizmit në historinë e Rusisë moderne.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=jNGu0o-8IfE

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat