Europa Postuar më 1 Korrik 2022, 12:48

BQE u kërkon bankave të llogarisin rrezikun për recesion - Përgatitje për një ndërprerje totale të furnizimit me gaz nga Rusia

Nga SCAN TV
BQE u kërkon bankave të llogarisin rrezikun për recesion -

Banka Qendrore Europiane synon t'u kërkojë institucioneve të kreditit të eurozonës që të marrin parasysh një recesion të mundshëm në planet e tyre të biznesit dhe ka treguar se do të përdorë këtë llogaritje të re për të miratuar propozimet e shpërndarjes së dividentit.

Lajmi u konfirmua nga presidenti i këshillit të vigjilencës së Bankës Qendrore Europiane, Andre Enria.

Banka qendrore europiane vijon të parashikojë një rritje të qëndrueshme ekonomike për këtë vit dhe atë të ardhshmin, por paralajmëron se një përshkallëzim i luftës ruse në Ukrainë – që mund të shkaktojë ndërprerjen e furnizimeve me gaz – do të kishte potencialin për të tërhequr zonën euro në një recesion të thellë vitin e ardhshëm.

Në fjalën e tij në parlamentin europian, Enria u shpreh se bankave do u kërkohej të rillogaritin projeksionet e tyre për raportet e kapitalit në një skenar më të pafavorshëm, i cili përfshin gjithashtu një embargo gazi ose një skenar recesioni, si dhe ta përdorin atë për të verifikuar planet e tyre të shpërndarjes në të ardhmen.

Propozimi do të diskutohet në këshillin e vigjilencës së BQE javën e ardhshme.

Në një kohë që një rritje graduale e normave të interesit, si është propozuar nga banka qendrore europiane, do të ishte e favorshme për bankat, Enria paralajmëroi se ekziston rreziku për një rritje më të fortë dhe të çrregullt të normave; gjë që do të dëmtonte klientët.

Sipas Enria, mjedisi aktual, megjithatë, karakterizohet nga luhatshmëri më e madhe dhe vlerësime më të ulëta të kapitalit, pasi tregjet presin që përfitimi dhe cilësia e aktiveve të bankave të ndikohen nga zhvillimet e pafavorshme makroekonomike.

Për momentin, megjithatë, të ardhurat neto nga komisionet dhe rezultatet e tregtimit janë të qëndrueshme dhe çojnë në një prirje pozitive në të ardhurat neto operative.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat