Europa Postuar më 1 Korrik 2022, 12:54

Rritet çmimi i energjisë elektrike në Itali - Shtrenjtohet me 0.4% për familjet në tremujorin e tretë

Nga SCAN TV
Rritet çmimi i energjisë elektrike në Itali - Shtrenjtohet me

Çmimet e energjisë elektrike për familjet në Itali, do të rriten me 0.4% në tremujorin e tretë, ndërsa çmimi i gazit do të mbetet i pandryshuar, sipas deklaratës zyrtare të rregullatorit ARERA në vend.

Paratë publike që qeveria ka vënë në dispozicion dhe masat tarifore të marra nga ARERA kanë ndihmuar në mbajtjen e çmimeve në kontroll, pavarësisht një rritjeje të mprehtë të çmimeve të shitjes me shumicë.

Çmimet e enrgjisë elektrike dhe të gazit në Europë,  u rritën në nivele rekord në pjesën e dytë të vitit të kaluar dhe këtë vit për shkak të furnizimit të reduktuar me gaz dhe një rikuperimi të fortë të kërkesës pas lehtësimit të situatës nga pandemia kovid 19.

Reduktimi i furnizimeve nga Rusia, furnizuesi kryesor i gazit në Europë, ka ndikuar në paqëndrueshmërinë e mëtejshme të situatës.

ARERA bëri të ditur se tha se faturat e energjisë elektrike së konsumatorit gjatë periudhës 12-mujore deri në fund të shtatorit të këtij viti do të jenë mesatarisht 91% më të larta se një vit më parë ndërsa faturat e gazit do të jenë 70.7% më të larta.

Roma ka lënë mënjanë rreth 33 miliardë euro që nga janari në përpjekje për të zbutur rritjen e çmimeve të energjisë dhe karburantit për firmat dhe familjet.

ARERA rishikon çmimet e energjisë dhe gazit çdo tremujor për familjet ende në tregun e "mbrojtur" ose të rregulluar të Italisë.

Disa masa prekin edhe pjesën më të madhe të konsumatorëve dhe bizneseve që janë tashmë në tregun e liberalizuar.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat