Vonesa në shërbimin Fast Track, Kadastra rimburson qytetarët - Agjencia: Kemi hasur shqetësime 24 orët e fundit për shkak të sistemit të ri

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka bërë me dije se shërbimi i procedurës së përshpejtuar, i njohur si Fast Track, ka hasur disa vështirësi për shkak të implementimit të sistemeve të reja digjitale, shkak për të cilin ka pasur edhe vonesa. Përmes një njoftimi zyrtar, Agjencia bën me dije se vonesat janë të përkohëshme, duke marrë përsipër edhe rimbursimin e qytetarëve për shërbimin e munguar.
“Sistemi elektronik i proçedurës së përshpejtuar (FASTRAK), për shkak të teknologjisë së re që po aplikon ASHK prej fillimit të korrikut, ka sjellë dje vonesë në shërbimin ndaj qytetarëve”, thekson Agjencia Shtërore e Kadastrës përmes një njoftimi zyrtar. Duke kërkuar ndjesë për këtë problematikë që sjell sigurisht edhe pakënaqësi tek të interesuarit, sqarojmë se shërbimi i proçedurës së përshpejtuar (FASTRAK) nuk ka munguar, dhe çdo problematikë e shfaqur është kalimtare përgjatë proçesit të aplikimit të sistemit të ri. ASHK merr përsipër që për këdo qytetar, i cili ka hasur vonesë në shërbim në këto 24 orë, përveç ndjesës dhe shërbimit të ofrojë edhe rimbursim, thekson Agjencia në njoftim.
Shërbimi Fast Track aplikohet që në vitin 2019 dhe ofron mundësinë e përshpejtimit të procedurave kundrejt një pagese më të lartë. Përmes tij qytetarët e interesuar janë në gjendje të marrin brenda 24 orësh shërbimin për të cilin kanë nevojë. Ky shërbim u ideua për t’i ardhur në ndihmë vecanërisht emigrantëve, të cilët kanë pak kohë në dispozicion për të kryer procedurat për shkak të qëndrimit të shkurtër gjatë periudhave të pushimeve.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Studentët mund të aplikojnë kredi për studime - Ministrja Kushi: Huaja, pa kolateral. Fitues janë ata që kanë rezultate të larta
Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Evis Kushi dha vendimin për aplikimin e kredisë studentore për të financuar studimet, por çfarë parashikon ky......

Interesat e bonove shënojnë rritje modeste- Rënie e pranisë së investitorëve në ankandin e fundit, ndërkohë që bankat rrisin normat
Pasi thuasje prekën kuotën 3%, aq sa është edhe norma bazë e interesit të përcaktuar nga Banka e Shqipërisë, bonot 1-vjeçare kanë shënuar në ankandin e kësaj......

Si ndryshoi tatimi nga rritja e pagave? - Formula e re e taksimit “preku” të ardhurat në buxhet
Rritja e pagave në sektorin publik ka bërë që tatimi mbi të ardhurat personale të qytetarëve të shtojë kontributin në buxhetin e shtetit vit pas viti. Referuar......

“OK” ndërtimit të agrofotovoltaikëve në toka bujqësore - Çfarë parashikon projektligji për aktivitetet fotovoltaike?
Agrofotovoltaik është aktiviteti mbi tokën bujqësore ku zhvillohen njëkohësisht prodhimi bujqësor në mënyrë të pandërprerë i kombinuar me ndërtimin dhe......

Tregtia me rajonin pëson rënie të “frikshme” - Me kë shtet shesim dhe blejmë më shumë dhe cilat janë mallrat kryesore?
Shkëmbimet tregtare me vendet e rajonit nuk janë në ditët më të mira. Sipas të dhënave të INSTAT të analizuara nga SCAN TV, rezulton se në gjysmën e parë të......

Turizmi vijon “marshimin” - Jugu udhëheq rritjen. Gjermanët dhe italianët, më shumë në numër se turistët nga Kosova
Muaj pas muaji, statistikat publike konfirmojnë një vit rekord për turizmin. Vizitorët në strukturat akomoduese janë rritur me 38% gjatë muajit Maj ndërsa......

Shqiptarët, të “vuajturit” e rajonit - Barometri i Ballkanit: Qytetarët në Shqipëri janë më të pakënaqur se rajoni
Në një kohë që niveli i përgjithshëm i kënaqësisë dhe perceptimit të situatave sociale dhe ekonomike të shqiptarëve nuk ka ndryshuar shumë me një vit më parë,......

"Ndryshimi i klimës nëntokësore" po deformon tokën nën ndërtesa, zbulon studimi
Një fenomen që shkencëtarët e kanë quajtur "ndryshimi i klimës nëntokësore" po deformon tokën nën qytete, ka zbuluar një studim i kryer në Çikago. Kjo......