Tregtia me rajonin pëson rënie të “frikshme” - Me kë shtet shesim dhe blejmë më shumë dhe cilat janë mallrat kryesore?

Shkëmbimet tregtare me vendet e rajonit nuk janë në ditët më të mira. Sipas të dhënave të INSTAT të analizuara nga SCAN TV, rezulton se në gjysmën e parë të vitit ka pasur një rënie të konsiderueshme të tregtisë rajonale e cila kalkulohet në 7.28 miliardë lekë.
Në analizë janë marrë shkëmbimet në vlerë me Kosovën, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën, ku rezulton se krahasuar me periudhën Janar-Qershor 2022, shkëmbimet tregtare në vlerë kanë pësuar një rritje të papërfillshme vetëm me Maqedoninë e Veriut, ndërsa me vendet e tjera rezulton në rënie. Kështu në total janë shkëmbyer mallra midis Shqipërisë dhe 5 shteteve në rajon në vlerën e afro 69.2 miliardë lekëve në 6 muaj nga 76.4 miliardë që u regjistruan një vit më parë. Shkak për këtë mund të jetë edhe rënia e çmimeve të produkteve përgjatë këtij viti.
Të dhënat tregojnë se vlerën me të madhe të shkëmbimeve të mallrave e kemi me Kosovën e cila në 6 mujor regjistrohet në 25.7 miliardë lekë, ndjekur nga Serbia me 17.1 miliardë lekë, Maqedonia e Veriut, Mali i zi dhe në fund renditet Bosnja dhe Hercegovina me vetëm 2.6 miliardë lekë. Sa i takon grup mallrave më të shkëmbyera mes palëve, rezulton se me Kosovën importojmë më shumë ushqim, pije duhan dhe eksportojmë shumë materiale ndërtimi dhe metale.
Me Serbinë prevalojnë në shkëmbime produktet ushqimore, ndërsa eksportojmë ndjeshëm edhe minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike. Me Maqedoninë e Veriut si në eksport dhe import dominon grupi minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike. Me Malin e Zi shkëmbejmë më së shumti materiale ndërtimi dhe metale ndërsa me Bosnje dhe Hercegovinën grupi ushqim pije duhan.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Turizmi vijon “marshimin” - Jugu udhëheq rritjen. Gjermanët dhe italianët, më shumë në numër se turistët nga Kosova
Muaj pas muaji, statistikat publike konfirmojnë një vit rekord për turizmin. Vizitorët në strukturat akomoduese janë rritur me 38% gjatë muajit Maj ndërsa......

Shqiptarët, të “vuajturit” e rajonit - Barometri i Ballkanit: Qytetarët në Shqipëri janë më të pakënaqur se rajoni
Në një kohë që niveli i përgjithshëm i kënaqësisë dhe perceptimit të situatave sociale dhe ekonomike të shqiptarëve nuk ka ndryshuar shumë me një vit më parë,......

"Ndryshimi i klimës nëntokësore" po deformon tokën nën ndërtesa, zbulon studimi
Një fenomen që shkencëtarët e kanë quajtur "ndryshimi i klimës nëntokësore" po deformon tokën nën qytete, ka zbuluar një studim i kryer në Çikago. Kjo......

Inflacioni në Britani prek nivelin më të ulët në më shumë se një vit!
Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar u lehtësua më shumë se sa pritej në qershor, duke u ngadalësuar në normën e tij më të ulët vjetore që nga marsi 2022,......

Pas asnjë ndryshimi për 5 vjet, ka një pasaportë të re më të fuqishme në botë!
Lëvizja në krye të renditjes globale të pasaportave për vitin 2023 sapo u bë pak më interesante. Për pesë vite të gjata, Japonia ka qenë në pozitën nr.1 në......

Gruri ukrainas, BE kërkon fuqizimin e eksportit nga toka - Rusia nuk lejon largimin e drithërave ukrainase nga portet e vendit
Bashkimi Europian po përpiqet të transportojë më shumë drithëra ukrainase përmes rrugëve dhe hekurudhave për të ndihmuar në kompensimin e tërheqjes së Rusisë......

Ishulli grek i pari në botë me një certifikatë zero mbetjesh – Arrin normën më të lartë të riciklimit me 90%
Tilos në Greqi është bërë ishulli i parë në botë me një certifikatë zero mbetjesh. Si pjesë e projektit Just Go Zero Tilos, ishulli ka eliminuar me sukses......

Aleanca e papritur e Meta dhe Microsoft - Objektivi, hedhja në treg e sistemit Llama 2
Kompania mëmë e Facebook, Meta Platforms, ka ndërtuar një sistem IA që rivalizon ChatGPT dhe Bard të Google, por po merr një qasje tjetër: lëshimin e tij......