Aleanca e papritur e Meta dhe Microsoft - Objektivi, hedhja në treg e sistemit Llama 2

Kompania mëmë e Facebook, Meta Platforms, ka ndërtuar një sistem IA që rivalizon ChatGPT dhe Bard të Google, por po merr një qasje tjetër: lëshimin e tij falas.
CEO i Meta Mark Zuckerberg tha se kompania po punon me Microsoft për të prezantuar gjeneratën e ardhshme të modelit të saj të gjuhës AI dhe ta bëjë teknologjinë, të njohur si Llama 2, falas për kërkime dhe përdorim komercial.
Ashtu si Google dhe Microsoft, Meta ka prej kohësh një grup të madh kërkimor të dedikuar për avancimin e teknologjisë IA. Meta është përpjekur gjithashtu të dallohet duke qenë më i hapur se disa nga rivalët e saj Big Tech në ofrimin e një vështrimi në të dhënat dhe kodin që përdor për të ndërtuar sisteme IA. Sipas analistëve një hapje e tillë e bën më të lehtë për studiuesit e jashtëm që të ndihmojnë në identifikimin dhe zbutjen e paragjykimeve dhe toksicitetit që sistemet e IA nxjerrin nga asimilimi se si njerëzit e vërtetë shkruajnë dhe komunikojnë.
Ne anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Zuckerberg u shpreh se burimi i hapur nxit inovacionin sepse lejon shumë më tepër zhvillues të ndërtojnë me teknologji të re. Ai shtoi se kjo gjë përmirëson sigurinë sepse kur softueri është i hapur, më shumë njerëz mund ta rishikojnë atë për të identifikuar dhe rregulluar problemet e mundshme. Sipas tij kjo është arsyeja pse është zgjedhur burim i hapur për Llama 2.
Zuckerberg tha se njerëzit mund të shkarkojnë modelet e reja të IA ose drejtpërdrejt ose përmes një partneriteti që i bën ato të disponueshme në platformën cloud të Microsoft Azure "së bashku me përmbajtjen dhe mjetet e sigurisë të Microsoft". Kushtet financiare të këtij partneriteti nuk u zbuluan.
Dorina Kurtaj / SCAN

Itali, leje të paguara për të shmangur të nxehtin - Mënyrat se si mund të kërkohen në rast të temperaturave të larta
Temperaturat jashtëzakonisht të larta deri në 45 gradë celsius që pengojnë kryerjen e fazave të punës në vende që nuk mund të mbrohen nga dielli ose që......

Rimëkëmbet kërkesa globale për energji - Situata kthehet në normalitet në vitin 2024
Një krizë e vazhdueshme energjetike dhe një rënie ekonomike pritet të ngadalësojnë rritjen e kërkesës globale për energji në vitin 2023, por një rikthim i......

India tani është një nga 5 tregjet më të mira të iPhone për herë të parë!
India u bë tregu i pestë më i madh i iPhone i Apple në tremujorin e dytë, sipas hulumtimit të publikuar të martën, pasi gjigandi i teknologjisë amerikane rrit......

Italia dëshiron më shumë italianë në rolet kryesore kulturore!
Drejtoresha gjermane e Galleria dell'Accademia të Firences ka shprehur shqetësimin për humbjen e punës së saj mes shtysave të Italisë për të caktuar më shumë......

Zjarret masive në Greqi detyrojnë banorët dhe pushuesit të evakuohen!
Zjarret jashtë kryeqytetit grek, Athinë, vazhduan të digjen në pyje herët në mëngjesin e së martës. Ata kanë detyruar mijëra njerëz të largohen nga......

Cila është temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Europë? Po në botë?
Edel Strazimiri / SCAN Pjesë të mëdha të Europës Jugore janë goditur nga një periudhë intensive dhe e zgjatur e nxehtësisë ekstreme si për shembull......

Rikuperojnë Dollari dhe Franga – Dobësohen më tej Paundi dhe Euro!
Dollari amerikan ka rikuperuar 0.4 pikë nga dita e djeshme dhe nga rënia konstante që ka pësuar gjatë këtyre ditëve duke u blerë këtë të mërkurë me 89.9 lekë......

Balluku në Nju Jork: Jemi të sigurt që do të arrijmë shumë prej targeteve për Samitin e shtatorit!
Zëvendëskryeministrja e vendit, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në takimin e nivelit të lartë politik në Kombet......