Cila është temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Europë? Po në botë?

Edel Strazimiri / SCAN
Pjesë të mëdha të Europës Jugore janë goditur nga një periudhë intensive dhe e zgjatur e nxehtësisë ekstreme si për shembull temperaturat pritet të arrijnë në 40 gradë Celsius sot në Spanjë. Me këto temperatura të larta vijnë një mori çështjesh, nga zjarret, thatësirat dhe deri te vdekjet që lidhen me nxehtësinë. Shkencëtarët dhe ekspertët e klimës paralajmërojnë se ngjarjet ekstreme të motit si valët e të nxehtit po rriten me shpejtësi si pasojë e ndryshimeve klimatike. Ndërsa vapa vazhdon të përfshijë Europën këtë verë, rekordet e temperaturës pritet të thyhen.
Temperatura aktuale më e nxehtë e regjistruar në Europë ishte 48,8 gradë Celsius në qytetin e Sirakuzës në ishullin italian të Siçilisë në vitin 2021. Kushtet e detyruan të gjithë vendin të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme. Një "kupolë nxehtësie" e presionit të lartë që përfshin Mesdheun krijoi një efekt domino të ngjarjeve ekstreme të motit.
Më parë Greqia ishte mbajtëse e rekordit të padëshiruar për 44 vjet. Një temperaturë prej 48 gradë Celsius u regjistrua në Athinë në vitin 1977. Pjesë të tjera të Europës Jugore kanë shënuar gjithashtu temperatura mbi nivelin e mesit të 40 gradë Celsius. Portugalia u përball me 47.3C në vitin 2003 në qytetin e vogël juglindor të Amareleja. Dhe Spanja pa temperatura prej 47.6C në 2021.
Viti i kaluar ishte më i nxehti i Spanjës që nga fillimi i mbajtjes së rekordeve në 1961, dhe gjithashtu i gjashti më i thati i vendit, pavarësisht pranisë së fenomenit të motit La Niña, i cili pakësoi temperaturat mesatare globale. Islanda ka rekordin më të ftohtë të temperaturës së lartë në Europë me 30.5C të dokumentuar në vitin 1939. Irlanda ka rekordin e dytë më të ftohtë të temperaturës së lartë prej 33.3C. Ky u regjistrua në 1887 dhe është i vetmi rekord i temperaturës së lartë nga shekulli i 19-të në Europë.
Dhe ndërsa hyjmë në një cikël moti El Niño të kombinuar me ngrohjen e vazhdueshme globale, duket se më shumë rekorde të nxehtësisë do të thyhen. Kontinenti është ngrohur dy herë më shumë se mesatarja globale që nga vitet 1980, sipas një raporti të publikuar në fillim të këtij viti nga Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së (WMO) dhe rrjeti Europian Copernicus.
18 vende europiane kanë regjistruar temperaturën e tyre më të lartë që nga viti 2010, sipas të dhënave të WMO. Pavarësisht frekuencës së të dhënave të reja gjatë 13 viteve të fundit, nuk është një proces i shpejtë për t'i verifikuar ato. WMO mban një arkiv global të motit dhe ekstremeve klimatike, i cili regjistron të dhëna për temperaturën, presionin, reshjet, breshrin, thatësinë, erën, rrufetë dhe vdekshmërinë e lidhur me motin.
Për të bërë të gjitha këto kërkon kohë dhe organizata i drejtohet shërbimit kombëtar të motit të vendit ku mendohet se është bërë një rekord dhe një komitet ekspertësh e shqyrton këtë informacion gjatë gjashtë deri në nëntë muajve. Më pas i rekomandon një gjetje raportuesit të motit dhe ekstremeve klimatike të WMO, i cili ose e pranon regjistrimin për t'u përfshirë në arkiv ose e hedh poshtë atë.
Për shembull, temperatura rekorde europiane në Siçili u regjistrua në vitin 2021 dhe u pranua paraprakisht, por në fakt u konfirmua vetëm këtë javë nga WMO. Agjencia gjithashtu shikon të dhënat më të vjetra. Rekordi aktual i temperaturës më të lartë në botë është 56,7 C në Luginën e Vdekjes, SHBA më 10 korrik 1913. Por për vite me radhë besohej se ishte 58 gradë Celsius që supozohet të ishte regjistruar në Libi në 1922 derisa një ekip i WMO kreu një hetim midis 2010 dhe 2012.
Sondazh

Rikuperojnë Dollari dhe Franga – Dobësohen më tej Paundi dhe Euro!
Dollari amerikan ka rikuperuar 0.4 pikë nga dita e djeshme dhe nga rënia konstante që ka pësuar gjatë këtyre ditëve duke u blerë këtë të mërkurë me 89.9 lekë......

Balluku në Nju Jork: Jemi të sigurt që do të arrijmë shumë prej targeteve për Samitin e shtatorit!
Zëvendëskryeministrja e vendit, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në takimin e nivelit të lartë politik në Kombet......

Ndërtesa e re më e madhe e zyrave në botë është më e madhe se Pentagoni!
Qyteti belg i Antwerpen mund të njihet si qendra e tregtisë së diamanteve në botë, ndërsa shumica e gurëve të përafërt janë minuar në Rusi ose Afrikë. Por......

Të aplikohen faktorë risku në primin e sigurimit të detyrueshëm motorik – Kuvendi: Të përgatitet brenda vitit 2023 metodologjia
Kuvendi i ka kërkuar Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare të hartojë brenda vitit 2023 një metodologji për shoqëritë e sigurimit, duke aplikuar një sërë......

“Si do ti mbani mjekët në Shqipëri pas 5 vitesh?” - Studentët: Do prodhoni brez të humbur, do t’i largoni të rinjtë që në maturë
Studentët e mjekësisë janë dëgjuar për herë të parë nga deputetët në Komisionin Parlamentar të Edukimit lidhur me argumentet që kanë kundër projektligjit që i......

Inflacioni kthehet në efekt “boomerang” për eksportet - Bien me 17.3% gjatë qershorit, si pasojë e uljes së çmimeve. Në “skenë” dalin Izraeli e Suedia
Ngadalësimi i inflacionit dhe ndoshta deri diku edhe zhvlerësimi i euros e dollarit vijon të ulë ritmet tregtisë së jashtme. Shifrat e Instat për qershorin......

Bujqësia vijoi zgjerimin e fortë të eksporteve - Me 42.6% në 6-mujorin e parë si rezultat i politikave efikase mbështetëse
Bujqësia, duhani e pijet kanë vijuar trendin e rritjes së eksporteve edhe gjatë muajit qershor të këtij viti, duke u ngjitur në vendin e dytë të grupmallrave......

Dy shtete që po përpiqen për ‘fronin’ si kryeqyteti i Europës për inteligjencën artificiale!
Dy vende po përpiqen për pozitën si kryeqyteti i Europës për inteligjencën artificiale. Si presidenti francez Emmanuel Macron ashtu edhe kryeministri britanik......