“Si do ti mbani mjekët në Shqipëri pas 5 vitesh?” - Studentët: Do prodhoni brez të humbur, do t’i largoni të rinjtë që në maturë

Studentët e mjekësisë janë dëgjuar për herë të parë nga deputetët në Komisionin Parlamentar të Edukimit lidhur me argumentet që kanë kundër projektligjit që i detyron ata të nënshkruajnë një marrëveshje për të punuar në Shqipëri për pesë vite pas përfundimit të studimeve, pasi në të kundërt do të duhet të paguajnë një tarifë të kripur në bazë të kostove.
Studentët janë shprehur se ky draft cënon lirinë themelore të tyre dhe i vendos përballë dy zgjedhjeve të detyruara. Sipas tyre kjo nuk është forma e duhur për të mbajtur mjekët në vend, pasi pas përfundimit të kontratës, ata mund të ikin. Studentët kanë kërkuar që në vend të këtij drafti penalizues, qeveria duhet të ndërmarrë politika motivuese që të mbajë të rinjtë në vend.
Sipas tyre drafti është hartuar në mungesë totale transparence, duke mos llogaritur tarifat. Nga ana tjetër, për studentët nuk ka sens që tarifat e një universiteti publik të vendosen në bazë të kostove.
Deputetët e opozitës janë kundër këtij drafti, por ka pasur edhe anëtarë të radhët e mazhorancës që nuk janë dakord, por shprehen që gjithsesi do ta votojnë. Projektligji për studentët e mjekësisë po kalon me procedurë të përshpejtuar dhe do të votohet nga Kuvendi në seancën e së enjtes.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Inflacioni kthehet në efekt “boomerang” për eksportet - Bien me 17.3% gjatë qershorit, si pasojë e uljes së çmimeve. Në “skenë” dalin Izraeli e Suedia
Ngadalësimi i inflacionit dhe ndoshta deri diku edhe zhvlerësimi i euros e dollarit vijon të ulë ritmet tregtisë së jashtme. Shifrat e Instat për qershorin......

Bujqësia vijoi zgjerimin e fortë të eksporteve - Me 42.6% në 6-mujorin e parë si rezultat i politikave efikase mbështetëse
Bujqësia, duhani e pijet kanë vijuar trendin e rritjes së eksporteve edhe gjatë muajit qershor të këtij viti, duke u ngjitur në vendin e dytë të grupmallrave......

Dy shtete që po përpiqen për ‘fronin’ si kryeqyteti i Europës për inteligjencën artificiale!
Dy vende po përpiqen për pozitën si kryeqyteti i Europës për inteligjencën artificiale. Si presidenti francez Emmanuel Macron ashtu edhe kryeministri britanik......

Pse më shumë amerikanë po shpërngulen në Spanjë dhe paguajnë çmime të larta për prona?!
Më shumë amerikanë po dynden në Spanjë për më gjatë, qoftë si të ashtuquajtur nomadë dixhitalë që punojnë jashtë vendit ose për të shijuar një jetë të re në......

INSTAT: Bujqësia, i vetmi sektor që vijoi zgjerimin e fortë të eksporteve!
Bujqësia, duhani e pijet kanë vijuar trendin e rritjes së eksporteve edhe gjatë muajit qershor të këtij viti, duke u ngjitur në vendin e dytë të grup-mallrave......

Del në ankand iPhone i edicionit të parë – Kap shifrën rekord duke u shitur për 190 mijë dollarë
Zakonisht iPhone-ët bien në vlerë sapo dalin nga dyqani. Por ka disa raste të veçanta, siç u pa në një ankand në SHBA, ku një model i edicionit të parë, i......

Banka Botërore synon fuqizimin e huadhënieve - Presidenti Ajay Banga zbulon planet e reja për ndryshimet klimatike
Presidenti i Bankës Botërore Ajay Banga zbuloi planet e reja për të mbështetur bilancin e bankës dhe për të ndihmuar vendet të përballen me ndryshimet......

Greqia nis shitjen e aksioneve bankare - Në objektiv janë katër bankat më të mëdha të vendit
Greqia këtë vjeshtë do të fillojë të shesë aksione në katër bankat e saj më të mëdha, sipas raportimeve të zyrtarëve të sektorit dhe bankierë, duke shënuar......