INSTAT: Bujqësia, i vetmi sektor që vijoi zgjerimin e fortë të eksporteve!

Bujqësia, duhani e pijet kanë vijuar trendin e rritjes së eksporteve edhe gjatë muajit qershor të këtij viti, duke u ngjitur në vendin e dytë të grup-mallrave me kontributin më të lartë në ekonominë kombëtare, bazuar në të dhënat e INSTAT.
Sipas tyre, ky grup ishte i vetmi që vijoi zgjerimin e fortë të eksporteve, me rritje 42.6 %, duke kaluar për herë të parë këtë muaj (qershor) në të dytin më të madh në vend, pas tekstileve e këpucëve, me 18.8 % të totali.
Ekspertët shprehen se, rritja e eksporteve bujqësore i adresohet politikave efikase mbështetëse që shkojnë drejtpërdrejtë tek fermerët dhe kanë nxitur prodhimin vendas, rritjen e cilësisë dhe të standardeve dhe qasjen e një zhvillimi të ri të zinxhirit ushqimor, përmes investimeve bashkëkohore në pikat e grumbullimit.
Sektori renditet në grupin e dytë me rritjen më të madhe të eksporteve 20.7 %, edhe për 6-mujorin e parë të këtij viti, sipas statistikave të INSTAT.
Referuar të dhënave zyrtare, ky grup mbetet i katërti më i madh me 13 % të totalit, nga 10 % në të njëjtën periudhë të një viti më parë, teksa trendi i rritjes për “prodhimet bujqësore, ushqimet, pijet dhe duhanin” nuk është ndalur që prej fillimit të vitit, ku në maj sektori iu rikthye rritjes së shpejtë, duke u zgjeruar me 24.6 %.
Sipas informacioneve të publikuara shkëmbimet tregtare, për gjashtëmujorin e parë 2023, me vendet e BE-së zënë 59.3 % të gjithë tregtisë ndërsa në periudhën janar–qershor 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74.1 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51.4 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (30.2 %), Kina (7.6 %), Turqia (7.0 %) dhe Greqia (6.8 %).
Edel STRAZIMIRI / SCAN
Sondazh

Del në ankand iPhone i edicionit të parë – Kap shifrën rekord duke u shitur për 190 mijë dollarë
Zakonisht iPhone-ët bien në vlerë sapo dalin nga dyqani. Por ka disa raste të veçanta, siç u pa në një ankand në SHBA, ku një model i edicionit të parë, i......

Banka Botërore synon fuqizimin e huadhënieve - Presidenti Ajay Banga zbulon planet e reja për ndryshimet klimatike
Presidenti i Bankës Botërore Ajay Banga zbuloi planet e reja për të mbështetur bilancin e bankës dhe për të ndihmuar vendet të përballen me ndryshimet......

Greqia nis shitjen e aksioneve bankare - Në objektiv janë katër bankat më të mëdha të vendit
Greqia këtë vjeshtë do të fillojë të shesë aksione në katër bankat e saj më të mëdha, sipas raportimeve të zyrtarëve të sektorit dhe bankierë, duke shënuar......

“Integrimi europian, objektiv strategjik afatgjatë” - Sejko: Ky proces është një shtytës i fortë për reformat strukturore
Procesi i integrimit europian përbën një objektiv strategjik afatgjatë, pasi është një shtytës i fortë për reformat strukturore, për konvergimin e plotë me......

A është e sigurt të udhëtosh gjatë valës së të nxehtit në Europë?
Vendet në të gjithë Mesdheun janë në kontrollin e një vale rekord të të nxehtit pasi janë goditur nga 'stuhia e dytë e të nxehtit' brenda një jave. Pjesa më e......

Nisin zjarret masive në Mesdhe si pasojë e temperaturave mbi 40 gradë!
Zjarret po përhapen masivisht në Mesdhe pasi temperaturat po vazhdojnë të rriten për shkak të valës aktuale të të nxehtit dhe si pasojë disa shtëpi janë......

Shumë nxehtë për të punuar: Çfarë thotë ligji i punës në një valë temperaturash rekord?
Europa Jugore po përgatitet për më shumë temperatura rekord këtë javë, pasi vala e të nxehtit Cerberus e quajtur me vend pas bishës mitologjike që ruan portat......

Kritika për mos zgjatjen e marrëveshjes për drithërat!
Falë marrëveshjes që garantonte lundrimin e anijeve të transportit përmes Detit të Zi, Ukraina ka eksportuar, që nga korriku i vitit të kaluar, 33 milionë ton......