Kritika për mos zgjatjen e marrëveshjes për drithërat!

Falë marrëveshjes që garantonte lundrimin e anijeve të transportit përmes Detit të Zi, Ukraina ka eksportuar, që nga korriku i vitit të kaluar, 33 milionë ton drithëra dhe prodhime të tjera ushqimore, pavarësisht prej luftës brutale që ka prekur rëndë bujqësinë.
Caitlin Welsh, drejtore e Programit Global të Sigurisë së Ushqimit dhe Ujit në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, tha se "nëse marrëveshja nuk rinovohet, kjo do të ketë ndikime të forta në çmimet botërore të ushqimit dhe në sigurimin e ushqimit për miliona njerëz në mbarë botën."
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se është "thellësisht i zhgënjyer që sugjerimet e mia nuk u morën parasysh. Vendimi i sotëm i Rusisë është një goditje e rëndë për njerëzit në nevojë në mbarë botën. Megjithatë kjo nuk do të na pengojë ta bëjmë sa më të lehtë mundësinë që tregjet botërore të kenë akses për ushqime dhe plehra kimike si nga Ukraina ashtu edhe nga Rusia."
Guterres tha se kishte biseduar me presidentin e Ukrainës Zelenski dhe që të dy kishin rënë dakord që të punojnë së bashku për të siguruar eksportet përmes Detit të Zi dhe sigurimin e ushqimeve në tregjet botërore.
Edhe ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, e dënoi bllokimin e marrëveshjes nga Kremlini, gjë që sipas shumë ekspertëve do të sjellë pasoja të rënda për miliona vetë në mbarë botën.
"Fakti që presidenti rus ka deklaruar sërish se po pezullon të ashtuquajturën Nismë të Detit të Zi, e cila mundëson eksportimin e drithërave nga Ukraina në të gjithë botën, tregon se ai nuk ka merr aspak në konsideratë më të rrezikuarit në botë dhe se vazhdon ta përdorë urinë si armë." - tha Annalena Baerbock.
Presidenti turk Erdogan reagoi me qetësi me gjithë njoftimet e Putin dhe dëshiron të bisedojë me Rusinë për një zgjidhje të mundshme. Edhe OKB-ja dhe BE-ja shpresojnë se mund ta shpëtojnë marrëveshjen.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Dollari dhe Euro vijojnë ‘pikiatën’ – Dobësohen ndjeshëm edhe Paundi e Franga!
Dollari amerikan vijon të humbasë në mënyrë të ndjeshme pikë teksa ka regjistruar sërish rënie të fortë të vlerës këtë mëngjes duke u blerë sot me 89.5 lekë......

Pse Brukseli do të investojë 45 miliardë euro në Amerikën Latine dhe Karaibe deri në vitin 2027?!
Bashkimi Europian është zotuar të investojë deri në 45 miliardë euro në Amerikën Latine dhe në vendet e Karaibeve deri në vitin 2027. Presidentja e......

Një nga aeroportet më të mëdha të Italisë anulon qindra fluturime si pasojë e zjarrit!
Fluturimet në aeroportin e Katanias, në ishullin jugor italian të Siçilisë, janë pezulluar deri të mërkurën. Një zjarr shpërtheu në aeroportin ndërkombëtar......

Më shumë të ardhura në buxhet - Gjatë gjysmës së parë të vitit u arkëtuan 13,8 miliardë lekë plus
Gjysma e parë e vitit mund të konsiderohet e artë për buxhetin e shtetit. Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Financave, janë arkëtuar në total 319.9......

Shqipëria “digjet” nga temperatura rekord - Gjatë kësaj jave Berati, Elbasani dhe Gjirokastra “prekin” 43 gradë Celsius
Kjo javë që sapo ka nisur pritet të shënojë temperatura të larta rekord në vendin tonë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ndikimi i anticiklonit afrikan......

Objektet pa leje të Konfiskuara, Ministria: Mbrohen blerësit - Përfaqësuesja e Kryeministrisë: Deri tani 25 pallate, 9 kanë bërë kërkesë për parablerje
Ministria e Financave ka paraqitur në Kuvend, projektligjin “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për......

Ballafaqimi i vendeve të rajonit - Shifrat, krahasimi i Shqipërisë me të tjerët dhe largësia me BE
`Scan Intel` ka bërë një analizë mbi vendet e rajonit sa i përket disa prej indikatorëve kyç ekonomik, social dhe demografik, për të kuptuar se si krahasohen......

387 biznese eksportuese lehtësohen nga zhvlerësimi i euros - Deputetët: Nisma është e pamjaftueshme, të ndërhyhet tek sigurimet shoqërore
Për shkak të rënies drastike të euros kundrejt lekut, gjë që ka krijuar dëm të konsiderueshëm ekonomik për disa sektorë, 387 biznese eksportuese do të......