Pse Brukseli do të investojë 45 miliardë euro në Amerikën Latine dhe Karaibe deri në vitin 2027?!

Bashkimi Europian është zotuar të investojë deri në 45 miliardë euro në Amerikën Latine dhe në vendet e Karaibeve deri në vitin 2027.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se paratë do të marrin formën e investimeve konkrete, duke përfshirë sektorin e energjisë së gjelbër, me idenë për të kundërbalancuar, ndër të tjera, ndikimin e Kinës në rajon.
Gjithashtu për shkak se BE-ja ka nevojë për lëndë të para kritike dhe Amerika e Jugut mban 85% të rezervave të litiumit në botë, midis mineraleve të tjera të rralla të tokës.
"Ajo që duam të diskutojmë sot është se si të lidhim më tej njerëzit dhe bizneset tona, si të reduktojmë rreziqet dhe të forcojmë dhe diversifikojmë zinxhirët tanë të furnizimit dhe si të modernizojmë ekonomitë tona në një mënyrë që redukton pabarazitë dhe përfiton të gjithë," von der Leyen tha të hënën.
"E gjithë kjo është brenda mundësive tona nëse marrim marrëveshjen BE-Mercosur mbi vijën e finishit dhe ne jemi të përkushtuar të zgjidhim çdo dallim të mbetur sa më shpejt të jetë e mundur."
Në një takim me von der Leyen, presidenti brazilian Lula da Silva tregoi gjithashtu përkushtimin e vendit për të finalizuar ratifikimin e marrëveshjes tregtare Mercosur.
Por në të njëjtën kohë, ai iu përgjigj kërkesave europiane për angazhime shtesë për kritere të larta mjedisore për ndalimin e shpyllëzimit të Amazonës, të cilat ai i konsideroi "të paarsyeshme".
"Të gjithë e dinë se Brazili do të bëjë pjesën e tij për çështjen e klimës. Ne kemi një angazhim për zero shpyllëzime në Amazon deri në vitin 2030," tha da Silva.
"Dhe gjatë këtij debati ne duam t'i bëjmë Komisionit Europian të kuptojë se ka 50 milionë banorë në Amazonën e Amerikës së Jugut që kanë nevojë për kushte të mira dhe dinjitoze mbijetese."
Përveç shqetësimeve mjedisore, marrëveshja po kontestohet gjithashtu në Europë për implikimet e saj në sektorin bujqësor, me Austrinë dhe Francën vendet më kritike.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Një nga aeroportet më të mëdha të Italisë anulon qindra fluturime si pasojë e zjarrit!
Fluturimet në aeroportin e Katanias, në ishullin jugor italian të Siçilisë, janë pezulluar deri të mërkurën. Një zjarr shpërtheu në aeroportin ndërkombëtar......

Më shumë të ardhura në buxhet - Gjatë gjysmës së parë të vitit u arkëtuan 13,8 miliardë lekë plus
Gjysma e parë e vitit mund të konsiderohet e artë për buxhetin e shtetit. Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Financave, janë arkëtuar në total 319.9......

Shqipëria “digjet” nga temperatura rekord - Gjatë kësaj jave Berati, Elbasani dhe Gjirokastra “prekin” 43 gradë Celsius
Kjo javë që sapo ka nisur pritet të shënojë temperatura të larta rekord në vendin tonë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ndikimi i anticiklonit afrikan......

Objektet pa leje të Konfiskuara, Ministria: Mbrohen blerësit - Përfaqësuesja e Kryeministrisë: Deri tani 25 pallate, 9 kanë bërë kërkesë për parablerje
Ministria e Financave ka paraqitur në Kuvend, projektligjin “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për......

Ballafaqimi i vendeve të rajonit - Shifrat, krahasimi i Shqipërisë me të tjerët dhe largësia me BE
`Scan Intel` ka bërë një analizë mbi vendet e rajonit sa i përket disa prej indikatorëve kyç ekonomik, social dhe demografik, për të kuptuar se si krahasohen......

387 biznese eksportuese lehtësohen nga zhvlerësimi i euros - Deputetët: Nisma është e pamjaftueshme, të ndërhyhet tek sigurimet shoqërore
Për shkak të rënies drastike të euros kundrejt lekut, gjë që ka krijuar dëm të konsiderueshëm ekonomik për disa sektorë, 387 biznese eksportuese do të......

Komisioni i Ligjeve, Ok draftit për studentët e mjekësisë - Kushi: U ofrojmë punësim të menjëhershëm e kredi të buta. Opozita: Pse s’dëgjohen në Kuvend?
Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar projektligjin që detyron studentët e mjekësisë të nënshkruajnë një marrëveshje që ata pranojnë të punojnë në......

“Ka filluar ‘lufta’ për ndarjen e parcelave të kanabisit” - Deputetët e opozitës, kundër: Fatkeqësi për vendin, i hap rrugë rryshfetit
Deputetët e opozitës në komisionin parlamentar të ekonomisë janë kundër iniciativës së qeverisë për lejimin e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe......