Shqipëria Postuar më 17 Korrik 2023, 13:52

Komisioni i Ligjeve, Ok draftit për studentët e mjekësisë - Kushi: U ofrojmë punësim të menjëhershëm e kredi të buta. Opozita: Pse s’dëgjohen në Kuvend?

Nga SCAN TV
Komisioni i Ligjeve, Ok draftit për studentët e mjekësisë -

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar projektligjin që detyron studentët e mjekësisë të nënshkruajnë një marrëveshje që ata pranojnë të punojnë në Shqipëri për pesë vite pas përfudimit të studimeve. Drafti u paraqit në Komision nga Ministrja e Arsimit Evis Kushi.

Ajo tha se studentëve do u krijohen shumë lehtësi, siç janë punësimi i menjëhershëm, por edhe strehimi përmes skemave me kredi të buta. Nga ana tjetër, drafti parashikon që nëse shteti nuk u siguron punë brenda një viti, ata çlirohen nga detyrimi për të punuar pesë vite në Shqipëri

Deputetët e opozitës kanë akuzuar Ministrinë dhe Kuvendin se nuk ka marrë asnjë opinion nga studentët për draftin, duke kërkuar pjesëmarrjen e tyre në seancë.

Projektligji për studentët e mjekësisë po kalon me procedurë të përshpejtuar dhe do të votohet nga Kuvendi në seancën e së enjtes. Ndërkohë nuk është ende gati formula e llogaritjes së kostove që do të paguajnë ata studentë që nuk pranojnë detyrimin për të punuar 5 vite në Shqipëri.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat