Kompanitë e kriptove nuk mund të fshihen më - Rregullat e reja globale nuk lënë vend për manovra

Kompanitë e kriptomonedhave tashmë e kanë të pamundur të fshehin veprimtarinë e tyre, pasi rregullat e reja global enuk lënë më asnjë hapësirë për manovra. Bashkimi Europian ka miratuar tashmë grupin e parë gjithëpërfshirës të rregullave në botë për tregjet e kriptoaseteve
Bordi i Stabilitetit Financia i G20 – ës, bëri të qartë se rregullat e pranuara globalisht nuk i lënë firmave të kriptove asnjë alternativë veçse të prezantojnë masa mbrojtëse bazë për të parandaluar goditjet e papara në shkëmbimin FTX dhe viktima të tjera të kriptove.
Ky bord publikoi rekomandimet përfundimtare të kërkuara nga G20 për mbikëqyrjen e firmave që tregtojnë kriptoasete si bitcoin. Mbikëqyrësi rishikoi gjithashtu rekomandimet e tij ekzistuese për monedhat e qëndrueshme në një moment që shënohet rënie e monedhave TerraUSD/Luna.
Të dyja huazojnë shina mbrojtëse universale nga financat kryesore përpara se sektori të rritet mjaftueshëm për të paraqitur një kërcënim për stabilitetin financiar duke u fokusuar në qeverisje të fuqishme për të shmangur konfliktet e interesit dhe menaxhimin e duhur të rrezikut; si dhe zbulimet për të siguruar që paratë e klientit të ndahen nga paratë e kompanisë.
Më tej në rekomandim theksohej se siç kanë dëshmuar ngjarjet e fundit, nëse lidhjet me financat tradicionale do të rriteshin më tej, përhapjet nga tregjet e kriptoaseteve në sistemin më të gjerë financiar mund të rriteshin.
Rënia e FTX në nëntor 2022 theksoi dobësitë nga firmat e kriptos dhe bordi i stabilitetit financiar tha se të gjitha vendet duhet të zbatojnë rekomandimet, edhe ato që nuk janë anëtarë të mbikëqyrësit. FTX ishte me qendër në Bahamas, dhe nuk ishte një anëtar i bordit.
Kjo është arsyeja se pse tashmë është vendosur që lojtarët e kriptoaseteve duhet të ndalojnë së vepruari jashtë perimetrit rregullator ose në mospërputhje me rregullat ekzistuese.
Bitcoin ka arritur nivelet më të larta të 13 muajve pasi sektori rimëkëmbet nga trazirat e vitit të kaluar, i përforcuar nga një fitore ligjore historike për Ripple Labs të enjten, e cila kishte sfiduar rregullatorët se sa larg duhet të hyjnë argumentet nën ligjin e letrave me vlerë të SHBA.
Bashkimi Europian ka miratuar tashmë grupin e parë gjithëpërfshirës të rregullave në botë për tregjet e kriptoaseteve, por standardet minimale të 'bazës globale' të bordit të stabilitetit financiar janë krijuar për të akomoduar juridiksionet që duan të shkojnë më tej. Normat e reja pritet të bëhen më të hollësishme nga masa shtesë nga Komiteti i Bazelit dhe IOSCO, mbikëqyrësit globalë të bankave dhe letrave me vlerë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Francë, qeveria redukton ndjeshëm shpenzimet - Vitin e ardhshëm do të përdoren 4.2 miliardë euro më pak
Aktualisht qeveria franceze po ndërmerr disa hapa për të kursyer duke arritur objektivin e 4.2 miliardë euro shpenzime më pak në vitin 2024. Hapi i parë është......

Turizmi në Spanjë: Rekord turistësh të huaj në vitin 2024!
“Rimëkëmbja e sektorit të turizmit në Spanjë vazhdon në rrugën e duhur, duke e vendosur industrinë në qendër të rritjes ekonomike”. Kështu nis raporti i fundit......

Credit Suisse njofton ndryshime në menaxhimin e bankës zvicerane!
Anëtari i bordit ekzekutiv të Credit Suisse Switzerland Daniel Hunziker do të marrë drejtimin e biznesit të klientëve të korporatave të bankës, thuhet në......

Britania nënshkruan marrëveshjen prej 12 trilionë paund për t'u bashkuar me bllokun tregtar Indo-Paqësor!
Kemi Badenoch e Britanisë, sekretarja e biznesit dhe tregtisë, nënshkroi zyrtarisht një traktat që konfirmon pranimin në bllokun e gjerë CPTPP Indo-Paqësor,......

Java e ‘akullt’ e tregut valutor – ‘Rrëzohen’ Dollari, Paundi, Franga dhe Euro!
Dollari amerikan ka regjistruar një rënie të fortë këtë fillim jave pasi ka humbur ndjeshëm pikë në raport me javën që lamë pas teksa blihet sot me 91 lekë dhe......

OBSH: Ëmbëltuesi artificial aspartame është një 'shkak i mundshëm i kancerit' por ende i sigurt!
Agjencia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për kancerin e ka konsideruar aspartamin ëmbëltues që gjendet në limonata dietike dhe ushqime të tjera të......

Era dhe dielli mund të prodhojnë mbi një të tretën e energjisë globale deri në vitin 2030!
Projektet e erës dhe diellit janë në rrugën e duhur për të llogaritur më shumë se një të tretën e energjisë elektrike në botë deri në vitin 2030, tha një......

Rusia: Nuk ka 'deklarata të reja' lidhur me marrëveshjen e grurit me Turqinë!
Rusia nuk ka bërë asnjë "deklaratë të re" në lidhje me marrëveshjen e grurit, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke hedhur poshtë në mënyrë efektive......