Rusia: Nuk ka 'deklarata të reja' lidhur me marrëveshjen e grurit me Turqinë!

Rusia nuk ka bërë asnjë "deklaratë të re" në lidhje me marrëveshjen e grurit, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke hedhur poshtë në mënyrë efektive pretendimet për një marrëveshje të presidentit të Turqisë, Recep Tayip Erdogan.
Të enjten, Erdogan tha se ekziston një "mirëkuptim i ndërsjellë" midis tij dhe presidentit rus Vladimir Putin për zgjatjen e marrëveshjes së grurit.
Marrëveshja, e nënshkruar pesë muaj pas pushtimit rus të Ukrainës, do të skadojë të hënën dhe Putin ka kërcënuar vazhdimisht se nuk do ta rinovojë atë për shkak të pengesave ndaj eksporteve të Rusisë.
Vetëm një ditë më parë, vetë Putin tha se marrëveshja do të zgjatet vetëm kur dhe nëse plotësohen të gjitha kërkesat ruse.
Ajo ka ngritur shqetësime serioze ndërkombëtare. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar se “Rusia ka përgjegjësinë ta zgjasë atë (marrëveshjen), përndryshe pasojë do të jetë pasiguria globale ushqimore. Kështu që tani topi është në fushën e Presidentit Putin dhe bota po e shikon”.
Moska thotë se një pjesë e marrëveshjes për zhbllokimin e eksporteve ruse të grurit dhe plehrave nuk po zbatohet plotësisht.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Putin dhe Erdogan “kishin diskutuar prej kohësh planet për të siguruar që furnizimet me grurë në vendet në zhvillim të vazhdojnë, pavarësisht nga çdo palë tjetër”.
Nuk është e qartë se çfarë do të thotë kjo, por me siguri se Rusia po kërkon mënyra për të rritur eksportin e drithit të saj, si dhe të grurit nga territoret e pushtuara të Ukrainës.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Vala e të nxehtit: Alarme të kuqe në 16 qytete italiane dhe në shumë shtete të tjera europiane!
Alarmet, të cilat tregojnë rreziqe edhe për njerëzit e shëndetshëm, po zbatohen për pikat e nxehta turistike, duke përfshirë Romën, Firencen dhe Bolonjën për......

Pse marka juaj e preferuar mund të jetë duke u larguar nga rrjetet sociale!
Një ditë tjetër, një tjetër platformë mediash sociale ku mund të postoni. Nisja e Threads më 6 korrik shënoi platformën më të fundit të tekstit të formës së......

Kripto në krizë: Mbi 20,000 njerëz kanë humbur punën në krahasim me 2022
Crypto po kalon një kohë shumë komplekse dhe të vështirë. Dëshmi e mëtejshme për këtë është ulja me 10% e vendeve të punës në sektor në vitin e fundit. Janë......

Biden lumturon studentët - Administrata fal 39 miliardë dollarë borxh studentor për më shumë se 800 mijë huamarrës
Administrata Biden njoftoi se do të falte automatikisht 39 miliardë dollarë borxhe studentore për 804,000 huamarrës. Lehtësimi është rezultat i rregullimeve......

Zotëruesi i ChatGPT në hetim mbi rreziqet rreth përgjigjeve të rreme?!
Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) i dërgoi një letër biznesit të mbështetur nga Microsoft duke kërkuar informacion se si i trajton rreziqet për reputacionin e......

Finalizohet operacioni policor i koduar “Crypto”- Sekuestrohen rreth 60 mijë euro dhe dy llogari me kriptomonedha, me vlerë 135 mijë euro
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Policia e Shtetit ka bërë me dije se Specialistët e Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar......

Balluku takon Escobar: Shqipëria e fokusuar në përmbushjen e angazhimeve në rajon. SHBA garanton mbështetje
Qeveria Shqiptare është plotësisht e fokusuar në përmbushjen e angazhimeve të marra, si dhe rolin e rëndësishëm që mban sa i takon zhvillimeve në rajon. Ky......

Grevë e transportit ajror në Itali - Kompanitë ajrore anulojnë fluturimet e të shtunës
Greva e pilotëve dhe asistentëve të fluturimeve në Itali është bërë shkak për anulimin e qindra fluturimeve, përvec atyre ndërkontinentale. Gjithësesi......