Balluku takon Escobar: Shqipëria e fokusuar në përmbushjen e angazhimeve në rajon. SHBA garanton mbështetje

Qeveria Shqiptare është plotësisht e fokusuar në përmbushjen e angazhimeve të marra, si dhe rolin e rëndësishëm që mban sa i takon zhvillimeve në rajon. Ky ishte mesazhi i përcjellë nga Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë takimit që zhvilloi në Uashington me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Në takimin e zhvilluar mes tyre, Balluku dhe Escobar diskutuan mbi një sërë çështjesh që lidhen me zhvillimet e fundit në rajon dhe mbi rolin që duhet të ketë Shqipëria në gjithë këtë situatë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zëvendëskryeministrja Balluku shprehet se Escobar, i cili është një ndër njohësit më të mirë të rajonit tonë në Departamentin e Shtetit, së bashku me skuadrën e tij, shprehu gadishmërinë për të ofruar ndihmën e tyre në zgjidhjen e situatës, si dhe vendosmërinë për mbarëvajtjen e reformave dhe proceseve jetësore për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Uashington- Në Departamentin e Shtetit takova Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, ku diskutuam për një sërë çështjesh kritike për rajonin, për aktualitetin e ditëve të fundit dhe mbi të gjitha për rolin e rëndësishëm që Shqipëria dhe Kryeministri Rama po luajnë në këto momente vendimtare. Escobar mbetet një nga njohësit më të mirë të rajonit pranë Departamentit të Shtetit. Ai dhe skuadra e tij janë të gatshëm të ndihmojnë në zgjidhjen e situatave dhe mbarëvatjen e reformave dhe proceseve jetësore për vendet e Ballkanit Perëndimor. E sigurova që Qeveria Shqiptare është e fokusuar plotësisht për përmbushjen e angazhimeve të marra dhe mbi të gjitha jemi koshient për rolin e rëndësishëm që duhet të luajmë në rajon dhe shembullin e mirë që duhet të japim”, shkruan Balluku.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë ndodhet për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka zhvilluar disa takime të rëndësishme, si dhe ishte pjesëmarrëse në Konferencën mbi Bashkëpunimin Rajonal për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Lidershipi Transatlantik dhe Këshilli Atlantik.
SCAN
Sondazh

Grevë e transportit ajror në Itali - Kompanitë ajrore anulojnë fluturimet e të shtunës
Greva e pilotëve dhe asistentëve të fluturimeve në Itali është bërë shkak për anulimin e qindra fluturimeve, përvec atyre ndërkontinentale. Gjithësesi......

Sezoni turistik, Krifca në Shëngjin: Taskforca vigjilencë maksimale për sigurinë ushqimore në 12 qarqe të vendit!
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frifa Krifca inspektoi në Shëngjin, të Lezhës ecurinë e punës së Taskforcës për sigurinë ushqimore, që ka shtuar......

Kriza e thelluar ekonomike e Turqisë e shtyn Erdogan të shikojë drejt Perëndimit!
Erdogan i habiti aleatët e NATO-s të hënën kur ai hoqi papritur kundërshtimin e tij të gjatë ndaj kërkesës së Suedisë për t'u bashkuar me aleancën ushtarake.......

Sa makina janë importuar në 6 muaj në Shqipëri? - Makinat aziatike konfirmojnë tendencën rritëse
Shqipëria ka importuar rreth 35 mijë automjete në 6 mujorin e këtij viti. Por cila është origjina e automjeteve të importuara? Ndiqni kronikën e......

360 mln lekë subvencione për ujësjellësit - Qeveria mbuloi shpenzime për paga e sigurime, 26.1% e shumës për energjinë elektrike
Qeveria shpërndau 360 milion lekë subvencione për kompanitë e ujësjellës-kanalizime gjatë vitit 2022. Në raport me një vit më parë, shifra ka pësuar rënie me......

Cila pije është më e mirë për hidratim? Këshillë: Nuk është uji!
Kur keni etje dhe keni nevojë për një pije, cilat pije janë më të mira për t'ju mbajtur të hidratuar? Sigurisht, gjithmonë mund të merrni një gotë ujë, por H20......

‘Është përsëri viti 2021’: Kriptomonedhat rriten deri në 66%!
Tokeni XRP i Ripple u rrit me 68% në 24 orët e fundit, duke udhëhequr një grumbullim më të gjerë të altcoin-ve me kapital më të madh, ndërsa tregtarët e......

DigitAlb feston 19-vjetorin me dhurata dhe oferta të veçanta për të gjithë abonentët e tij
Digitalb feston 19-vjetorin e suksesit në industrinë e transmetimit televiziv. Që nga themelimi i tij në vitin 2004, shumë shpejt DigitAlb u bë pjesë e......