Sezoni turistik, Krifca në Shëngjin: Taskforca vigjilencë maksimale për sigurinë ushqimore në 12 qarqe të vendit!

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frifa Krifca inspektoi në Shëngjin, të Lezhës ecurinë e punës së Taskforcës për sigurinë ushqimore, që ka shtuar gatishmërinë në zonat turistike, për monitorimin dhe kontrollin e operatorëve të biznesit ushqimor të prodhimit, përpunimit, magazinimit, tregtimit, bareve, restoranteve dhe hotelerisë.
“Jemi në Shëngjin në një tjetër pikë turistike mjaft të frekuentuar të Shqipërisë, nga vizitorët vendas dhe të huaj, veçanërisht tani në pikun e këtij sezoni veror, për të monitoruar situatën mbi sigurinë ushqimore, që do të vazhdojë, ashtu sikurse po bëjmë edhe në 12 qarqet e vendit me 100 inspektorët e Autoritet Kombëtar të Ushqimit, që verifikojnë zbatimin e standardeve të sigurisë ushqimore me zero tolerancë ndaj subjekteve, të cilat nuk respektojnë ligjin”, tha ministrja Krifca.
Duke vlerësuar punën e trupës së inspektorëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ministrja Krifca bëri të ditur se “në kuadër të taskforcës janë 1000 subjekte të inspektuara, ku është konstatuar 3% e rasteve në shkelje, për të cilat janë vendosur gjoba dhe masa administrative respektive”.
Ministrja deklaroi se, “kjo nismë e jona nuk është aspak, për t’ju bërë barrë biznesit dhe subjekteve tregtare, por është një iniciativë për të siguruar një pasaportë mjaft të rëndësishme të turizmit shqiptar, që është pikërisht ushqimi, por edhe për t’i dhënë një garanci të plotë konsumatorëve tanë në këto ditë me temperatura të larta, ku dhe risku është më i lartë”.
Krifca siguroi se, AKU do të jetë në territor këtu në Lezhë dhe të gjithë vendin, për të garantuar një respektim të plotë të të gjitha standardeve të sigurisë ushqimore, në mbarëvajtjen edhe të sezonit turistik që ka marrë një hov të madh vitet e fundit në të gjithë Shqipërinë.
Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit , Jeta Deda, vuri në dukje se “numri i masave administrative, gjobë është i ulët, por inspektorët e AKU-së janë kujdesur që në masat administrative të llojit paralajmërim të rikontrollojnë këto subjekte”.
Deda tha se, “në Lezhë numri i masave administrative është i ulët, sepse bizneset kanë marrë masa të vetë rregullohen me ndihmën edhe të trupave inspektuese të AKU-së, të cilët janë duke shërbyer edhe si këshillues në zbatimin e standardeve , sidomos për produktet që kanë nevojë të etiketohen ose të marrin informacion shtesë për kushtet e ruajtjes”.
“Në Lezhë kemi 30 subjekte të reja të shtuara që janë subjekte sezonale ndërsa plani I monitorimit të kontrollit ushqimor, është shtrirë edhe në fshatrat turistikë, ku ka një fluks të shtuar të turistëve që frekuentojnë agroturizmet”, theksoi Deda.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon rigorozisht me kontrollet në të gjithë vendin në garantim të sigurisë së ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.
E . S / SCAN
Sondazh

Kriza e thelluar ekonomike e Turqisë e shtyn Erdogan të shikojë drejt Perëndimit!
Erdogan i habiti aleatët e NATO-s të hënën kur ai hoqi papritur kundërshtimin e tij të gjatë ndaj kërkesës së Suedisë për t'u bashkuar me aleancën ushtarake.......

Sa makina janë importuar në 6 muaj në Shqipëri? - Makinat aziatike konfirmojnë tendencën rritëse
Shqipëria ka importuar rreth 35 mijë automjete në 6 mujorin e këtij viti. Por cila është origjina e automjeteve të importuara? Ndiqni kronikën e......

360 mln lekë subvencione për ujësjellësit - Qeveria mbuloi shpenzime për paga e sigurime, 26.1% e shumës për energjinë elektrike
Qeveria shpërndau 360 milion lekë subvencione për kompanitë e ujësjellës-kanalizime gjatë vitit 2022. Në raport me një vit më parë, shifra ka pësuar rënie me......

Cila pije është më e mirë për hidratim? Këshillë: Nuk është uji!
Kur keni etje dhe keni nevojë për një pije, cilat pije janë më të mira për t'ju mbajtur të hidratuar? Sigurisht, gjithmonë mund të merrni një gotë ujë, por H20......

‘Është përsëri viti 2021’: Kriptomonedhat rriten deri në 66%!
Tokeni XRP i Ripple u rrit me 68% në 24 orët e fundit, duke udhëhequr një grumbullim më të gjerë të altcoin-ve me kapital më të madh, ndërsa tregtarët e......

DigitAlb feston 19-vjetorin me dhurata dhe oferta të veçanta për të gjithë abonentët e tij
Digitalb feston 19-vjetorin e suksesit në industrinë e transmetimit televiziv. Që nga themelimi i tij në vitin 2004, shumë shpejt DigitAlb u bë pjesë e......

Gjendje të fikëti dhe dehidratimi - Nxehtësia detyron Akropolin të mbyllet përkohësisht!
Vullnetarët, mjekët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor nga Kryqi i Kuq Helen ofruan ujë dhe ndihmën e parë për turistët që shpresonin të vizitonin......

BE ndalon shitjen e automjeteve të përdorura?! - Vendimi ndryshon rrënjësisht tregun e tyre
Me një vendim që synon të ndryshojë rrënjësisht tregun e automjeteve, komisioni europian ka propozuar ndalimin e shitjes së automjeteve të përdorura jashtë......