DigitAlb feston 19-vjetorin me dhurata dhe oferta të veçanta për të gjithë abonentët e tij
Digitalb feston 19-vjetorin e suksesit në industrinë e transmetimit televiziv. Që nga themelimi i tij në vitin 2004, shumë shpejt DigitAlb u bë pjesë e pandashme e qindra familjeve shqiptare kudo në botë.
15 Korriku i vitit 2004 shënjoi historinë e transmetimeve dixhitale në Shqipëri, duke transformuar mënyrën se si shqiptarët shohin televizionin e duke sjellë teknologji të avancuar të transmetimit, përmbajtje cilësore e shumëllojshmëri zgjedhjesh për të gjithë shikuesit. Me një angazhim të vazhdueshëm për të përmbushur kërkesat dhe nevojat e audiencës, DigitAlb është zhvilluar e rritur ndër vite, e ka mbetur gjithmonë lider, si Platforma Televizive më e dashur e të gjithë shqiptarëve.
Në këtë 19-vjetor, Digitalb vazhdon të japë një kontribut të madh në tregun televiziv shqiptar dhe po tregon një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme në një industri kaq të ndryshueshme dhe inovative.
DigitAlb sjell gjithmonë argëtim me premierat ekskluzive në gamën më të madhe të kanaleve kushtuar kinemasë, dokumentarëve, serialeve, programet më të dashura për vogëlushët të gjitha në shqip, kampionatet sportive me ligat elitare të futbollit evropian e gjithçka që ofron bota e madhe e televizionit, në çdo moment e në të gjithë botën, me cilësinë më të lartë të zërit dhe figurës. Edhe pse DigitAlb ofron vazhdimisht risi dhe evente të jashtëzakonshme televizive, sërish mbetet pranë abonenteve me ofertat më të mira në treg e për çdo shportë familjare.
Këtë ditëlindje DigitAlb e feston me oferta dhe dhurata për të gjithë abonentët!
Vizitoni pikat e shitjes DigitAlb ose online në www.digitalb.al dhe përfitoni ulje cmimi deri në 8000 Lekë për çdo riabonim në paketat 3 & 12 mujore, Tokësore dhe Satelitore. Plot dhurata e surpriza do të ketë edhe për abonentët e rinj, të cilët përfitojnë Dekoder FALAS ose flyBOX me 50% ulje.
DigitAlb, 19 vjet pjesë e familjes!
Sondazh

Gjendje të fikëti dhe dehidratimi - Nxehtësia detyron Akropolin të mbyllet përkohësisht!
Vullnetarët, mjekët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor nga Kryqi i Kuq Helen ofruan ujë dhe ndihmën e parë për turistët që shpresonin të vizitonin......

BE ndalon shitjen e automjeteve të përdorura?! - Vendimi ndryshon rrënjësisht tregun e tyre
Me një vendim që synon të ndryshojë rrënjësisht tregun e automjeteve, komisioni europian ka propozuar ndalimin e shitjes së automjeteve të përdorura jashtë......

Viti 2023: 8.4 miliardë pasagjerë në aeroporte!
Sipastë dhënave të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve numri i asagjerfëve për vitin 2023 do të arrijë në 8.4 miliardë. Parashikimet pas përfundimit të......

Rritet pabarazia gjinore në paga - Meshkujt paguhen 6.2% më shumë se femrat, hendeku në ngjitje me 1,7 pikë
Të dhënat më të fundit të “Institutit të Statistikave” në publikimin mbi tregun e punës për vitin 2022 tregojnë se hendeku gjinor në paga është 6.2%. Krahasuar......

Bie kërkesa globale për naftë - Shkak, përkeqësimi i klimës ekonomike
Si pasojë e përkëqësimit të klimës ekonomike, kërkesa globale për naftë ka shënuar rënie. Ndërkohë, inventarët e naftës në këtë tremujor janë në nivelin më të......

Taksa e karbonit për artikujt e luksit - Studimet: Mënyra më efektive për uljen e emetimeve
Sipas analizave të fundit vendosja e taksës së karbonit ndaj artikujve të luksit rezulton të jetë mënyra më e drejtë dhe efektive për reduktimin e emetimeve.......

Të rinjtë shqiptarë “vegjetojnë” - 25.2 % nuk janë as në arsim dhe as në tregun e punës!
Papunësia në radhët e të rinjve është kthyer në një shqetësim, si për bizneset që kanë kërkesë të lartë për punonjës por edhe për shtetin që përmes politikave......

Guvernatori i ri i Bankës së Kosovës - Kush është Ahmet Ismaili?
Parlamenti i Kosovës pas propozimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka zgjedhur Ahmet Ismailin për postin e Guvernatorit të Bankës Qendrore të......