Të rinjtë shqiptarë “vegjetojnë” - 25.2 % nuk janë as në arsim dhe as në tregun e punës!

Papunësia në radhët e të rinjve është kthyer në një shqetësim, si për bizneset që kanë kërkesë të lartë për punonjës por edhe për shtetin që përmes politikave publike synon të nxisë këtë kategori që të integrohet në treg.
Referuar të dhënave të INSTAT, në vitin 2022, të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç, të cilët nuk janë të punësuar, nuk janë duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional përbëjnë 25,2 % të të rinjve gjithsej. Në këtë grup 41,8 % e të rinjve janë të papunë. Pjesa tjetër janë jashtë tregut të punës për arsye se janë të dekurajuar (8,9 %), duke përmbushur detyra dhe përgjegjësi familjare (10,6 %), ose për arsye të tjera (38,7 %).
Duke krahasuar të rinjtë të cilët nuk janë të punësuar, nuk janë duke ndjekur shkollën apo trajnim profesional sipas gjinisë dhe statusit të tyre në tregun e punës, vihet re se meshkujt janë më aktivë në treg sesa femrat (50,9 % e meshkujve janë në kërkim të një pune dhe të gatshëm për të punuar, ndërsa tek femrat kjo përqindje është 34,4 %).
Faktorët lidhen më së shumti me pagat që ofrohen për të rinjtë pa eksperiencë të cilat janë të ulëta, gjë që i dekurajon ata, por edhe me pritshmëritë e larta që ka kjo kategori lidhur me kushtet e punës, pozicionet, oraret, etj. Nga ana tjetër, trendi i ikjes së punonjësve të kualifikuar duket se ka “infektuar” edhe radhët e të rinjve të cilët synojnë më së shumti tregjet europiane për të ndërtuar jetën e tyre.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Guvernatori i ri i Bankës së Kosovës - Kush është Ahmet Ismaili?
Parlamenti i Kosovës pas propozimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka zgjedhur Ahmet Ismailin për postin e Guvernatorit të Bankës Qendrore të......

E ardhmja e Ballkanit Perëndimor – Balluku: Energjia e pastër duhet të jetë fokusi i secilit prej shteteve!
Zëvendëskryeministrja e vendit, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në një koferencë të organizuar në Librarinë e......

Kompanitë greke po e rikthejnë vëmendjen nga Shqipëria - Belibassakis: Ka potencial të madh, ekzistojnë shumë sektorë tërheqës për investime
Kompanitë greke po rikthejnë vëmendjen për të investuar në Shqipëri, në sektorë të ndryshëm që cilësohen me potencial. Në një intervistë për televizionin Scan,......

721 shqiptarë hoqën dorë nga nënshtetësia - Dominon grupmosha e re, por rriten ndjeshëm të huajt që morën pasaportën shqiptare
Janë 125 persona azilkërkues që kanë hyrë në Shqipëri përgjatë vitit 2022, referuar të dhënave të Drejtorisë së Azilit të të Huajve dhe Shtetësisë, pranë......

Shqipëria, gati për të lënë listën gri për pastrimin e parave - Deralla: Janë plotësuar kriteret, sistemi bankar zhvillim pozitiv
Shqipëria duket se ka përmbushur kriteret për të dalë nga lista gri sa i takon parandalimit të pastrimit të parave. Drejtori i Departamentit të Mbikëqyrjes në......

Në cilët sektorë punësohen më shumë shqiptarët? - Bujqësia “akomodon” pjesën më të madhe të forcës së punës
Pavarësisht problematikave dhe vështirësive që has, sektori bujqësor është ai që mban “gjallë” punësimin në vend edhe pse pagesat janë ndër më të ulëtat në......

Iu hiqet ndihma ekonomike, por “përtojnë“ të punojnë! - Si u menaxhuan 16.500 qytetartë që u konsideruan të aftë për punë?
Ndihma ekonomike e dhënë nga shteti për individë ne moshë aktive pune është konsideruar si një pengesë për punësimin e tyre, ndaj është ndërmarrë një......

Një mision indian në Hënë – Cili është qëllimi i tij?
Nëse do të ketë sukses, do të ishte vendi i katërt në botë që ulet në satelitin tonë! India është gati të nisë misionin e saj të ardhshëm hënor. Platforma e......