Shqipëria Postuar më 14 Korrik 2023, 14:59

E ardhmja e Ballkanit Perëndimor – Balluku: Energjia e pastër duhet të jetë fokusi i secilit prej shteteve!

Nga SCAN TV
E ardhmja e Ballkanit Perëndimor – Balluku: Energjia e pastër

Zëvendëskryeministrja e vendit, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në një koferencë të organizuar në Librarinë e Kongresit në Uashington e cila, sipas njoftimit për media, është një një nga konferencat më të rëndësishme për sa i përket zhvillimit dhe bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor në SHBA.

Balluku u shpreh se energjia e pastër duhet të jetë fokusi i secilit prej shteteve dhe se si tranzicioni energjetik apo edhe sfidat e tjera duhen përballuar.

Fjala e plotë:

Konferenca e sotme e zhvilluar në Librarinë e Kongresit këtu në Uashington, një organizim i Lidershipit Transatlantik dhe Këshillit Atlantik, është një nga konferencat më të rëndësishme për sa i përket zhvillimit dhe bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pjesëmarrja ishte e niveleve të larta, Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, ministra nga Serbia, ministra nga Maqedonia e Veriut, nga Bosnje Hercegovina dhe nga vende të tjera të rajonit ishin sot si panelist, por edhe ekspertë të fushave të ndryshme të cilët kanë folur për ekonominë, financat, sistemin bankar, cyber security dhe energjinë, si një nga fushat më të rëndësishme.

Në panelin ku unë mora pjesë edhe pjesëmarrja ishte e nivelit të lartë të përfaqësimit të qeverive, u fol më së shumti për bashkëpunimin rajonal. Bashkëpunimi rajonal dhe ku kërkon të shkojë Ballkani Perëndimor në vitet e ardhshme. Çfarë po bëjmë sot dhe kush janë sfidat e së ardhmes. Me të vërtetë një bisedë shumë konstruktive dhe për të thënë të drejtën pjesëmarrësit e Departamentit të Shtetit dhanë edhe ata mendimet e tyre dhe sigurisht na u tha se mbështetja nuk do të na mungojë dhe në vitet e ardhshme përsa i përket të gjithë zhvillimit në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria sidomos është gjithmonë e kuotuar për shkak edhe të politikës së pastër që ka ndjekur dhe mënyrës sesi ne i kemi qëndruar në krah aleatit tonë kaq strategjik dhe të rëndësishëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke dhënë Shqipërinë si një shembull sesi duhet të funksionojë në të ardhmen, sesi energjia e pastër duhet të jetë fokusi i secilit prej shteteve, se si tranzicioni energjetik apo edhe sfidat e tjera duhen përballuar.

Megjithatë, ne të gjithë së bashku kemi thënë se është shumë e rëndësishme që në të ardhmen bashkëpunimi të jetë akoma më i ngushtë mes vendeve tona. Ndërkohë sot janë zhvilluar dhe dy panele të tjera të rëndësishme, paneli për energjinë dhe paneli për sigurinë kibernetike, që të dyja me pjesëmarrje të përfaqësuesve shqiptarë, të cilët ndanë aty eksperiencat e tyre më të mira, duke krijuar kështu një rrjet bashkëpunimi, jo vetëm me kolegët nga rajoni, por edhe me të gjithë përfaqësuesit e shtetit amerikan që ishin në konferencën e sotme.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll
Bota 14 Korrik

Si rrezatimi kozmik po krijon bimë mutante?!

Shkencëtarët po rritin fara në hapësirë për të ndihmuar në përshtatjen me ndryshimet klimatike në Tokë Bimët përshtaten natyrshëm për t'u rritur në mjedise......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat