Shqipëria Postuar më 14 Korrik 2023, 14:43

Në cilët sektorë punësohen më shumë shqiptarët? - Bujqësia “akomodon” pjesën më të madhe të forcës së punës

Nga SCAN TV
Në cilët sektorë punësohen më shumë

Pavarësisht problematikave dhe vështirësive që has, sektori bujqësor është ai që mban “gjallë” punësimin në vend edhe pse pagesat janë ndër më të ulëtat në raport me tregun. Sipas analizës së të dhënave zyrtare të INSTAT të publikuara në botimin “Tregu i Punës 2022”,  nëse do ti ndajmë sipas sektorëve, rezulton se bujqësia punëson 33.9 për qind të totalit të individëve në marrëdhënie pune.

Ndërkohë, 27 % janë të punësuar në sektorin shërbime të tregut siç janë tregti, transport, hoteleri, shërbime të biznesit dhe administrative, ndjekur nga 17.2 për qind, të cilët punojnë në shërbime të jo tregut, si administrim publik, shërbimet sociale, dhe aktivitete e shërbime të tjera, 11.5 për qind të të punësuarve janë në sektorin  e prodhimit, 7.6 për qind në ndërtim dhe 2.8 për qind në industri të tjera, si industri nxjerrëse, energji, gaz dhe furnizimi me ujë.

Nëse do ti shohim nga këndvështrimi i grup-profesioneve, rezulton se në vitin 2022, punonjësit e kualifikuar të bujqësisë dhe të lidhur me tregtinë, përbëjnë 46,2 % të të punësuarve. Më pas renditet  grupi ‘Menaxherë, profesionistë dhe teknikë’ dhe ‘Nëpunës dhe punonjës të shitjeve dhe shërbimeve’ të cilët përbëjnë 20,4 % dhe 18,6 % të të punësuarve përkatësisht.

Në vitin 2022 rezulton se në vendin tonë janë të punësuar afro 1.3 milionë individë.

Punësimi sipas sektorëve

Bujqësi  33.9 %

Shërbime të tregut 27%

Shërbime të jo tregut 17.2%

Prodhim 11.5 %

Ndërtim 7.8%

Industri të tjera 2.8%

SCAN

 

 

Sondazh

Poll
Bota 14 Korrik

Si rrezatimi kozmik po krijon bimë mutante?!

Shkencëtarët po rritin fara në hapësirë për të ndihmuar në përshtatjen me ndryshimet klimatike në Tokë Bimët përshtaten natyrshëm për t'u rritur në mjedise......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat