Shqipëria Postuar më 14 Korrik 2023, 14:41

Iu hiqet ndihma ekonomike, por “përtojnë“ të punojnë! - Si u menaxhuan 16.500 qytetartë që u konsideruan të aftë për punë?

Nga SCAN TV
Iu hiqet ndihma ekonomike, por “përtojnë“ të

Ndihma ekonomike e dhënë nga shteti për individë ne moshë aktive pune është konsideruar si një pengesë për punësimin e tyre, ndaj është ndërmarrë një iniciativë për riintegrimin në treg. Kështu, në analizën vjetore të Agjencisë Kombëtare për Aftësi dhe Punësim, gjatë vitit 2022  prioritet ka qenë riintegrimi në tregun e punës i përfituesve të Ndihmës Ekonomike. Për këtë arsye  u hartua dhe nënshkrua Urdhri i Përbashkët midis Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që synonte kalimi ne tyre nga skema në tregun e punës.

Në të gjithë rajonet u ngritën komisionet rajonalë, të cilët vlerësuan, referuan për punësim dhe integrim social anëtarët në moshë aktive pune. Këto komisione kishin përfaqësues nga Shërbimi Social Shtetëror, Drejtoritë Rajonale të Punësimit dhe Drejtoritë e Shërbimeve Sociale në Bashki. Në përfundim, pranë Zyrave të Punësimit u referuan nga Shërbimi Social Shtetëror 16,529 skeda të individve të cilët duhet të aktivizoheshin në tregun e punës. Ndërkohë që  paradoksalisht, pranë zyrave të punësimit u paraqitën vetëm 10,840 persona apo 65% e personave të referuar në total.

Nga kjo kategori, një pjesë punojnë edhe në mënyrë informale në me qëllim që të mos humbasin ndihmën financiare. Të dhënat zyrtare të Agjencisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi, tregojnë 1 në 3 persona të paraqitur janë ndërmjetësuar për punësim dhe janë referuar për pjesëmarrje në program nxitje punësimi apo në formim profesional. Konkretisht janë punësuar 1,785 punëkërkues të papunë, kanë marrë pjesë në programet e nxitjes së punësimit 692  dhe 813 të tjerë kanë filluar një  kurs të formimit profesional.

Në raport thuhet se për shkak të pengesave të hasura në punësimin e tyre pu.pa-t nga kategoria e aftësisë së kufizuar dhe romë/ egjiptianëve rritën në mënyrë të konsiderueshme numrin e pjesëmarrjes së tyre në programet akive të tregut të punës (nxitje punësimi dhe formim profesional) krahasuar me një vit më parë, ndërkohë ndërmjetësimi rezultoi një indikator tepër i vështirë për t‘u arritur në këto kategori.

Indivdidë në skemën e ndihmës ekonomike

Të aftë për punë16,529 persona

Punësuar  1,785 persona

Në programet e nxitjes së punësimit 692 persona

Kurs të formimit profesional 813

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll
Bota 14 Korrik

Si rrezatimi kozmik po krijon bimë mutante?!

Shkencëtarët po rritin fara në hapësirë për të ndihmuar në përshtatjen me ndryshimet klimatike në Tokë Bimët përshtaten natyrshëm për t'u rritur në mjedise......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat