721 shqiptarë hoqën dorë nga nënshtetësia - Dominon grupmosha e re, por rriten ndjeshëm të huajt që morën pasaportën shqiptare

Janë 125 persona azilkërkues që kanë hyrë në Shqipëri përgjatë vitit 2022, referuar të dhënave të Drejtorisë së Azilit të të Huajve dhe Shtetësisë, pranë Ministrisë së Brendshme. Kjo shifër është ndjeshëm më e ulët se viti 2021, i cili regjistronte gjithsej 2,533 azilkërkues. Rënia fiksohet në 95% përgjatë vitit 2022.
Kështu, nëse analizojmë vendin e origjinës së azilkërkuesve, vërehet se numri më i lartë i azilkërkuesve është me origjinë nga Afganistani me 36 azilkërkues ose 28.8%, duke vijuar me 27 azilkërkues nga Ukraina. Gjatë vitit 2022, rezultojnë 24 vendime pozitive për dhënie të statusit të mbrojtjes plotësuese për azilkërkuesit, nga këto raste 10 i përkasin shtetasve me origjinë nga Afganistani, 6 shtetasve me origjinë nga Egjipti, 5 shtetasve nga Siria dhe 3 raste shtetasve nga Tunizia.
Interesante paraqiten shifrat sa i përket fitimit dhe lënies të shtetësisë shqiptare përgjatë vitit 2022. Në vitin që lamë pas rezultojnë 1,527 persona të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke pësuar rritje me 114.8%, krahasuar me vitin 2021. Të dhënat sipas gjinisë tregojnë se 931 persona që kanë fituar shtetësinë Shqiptare janë meshkuj dhe 596 femra. Vihet re një dominim i meshkujve me 61. 0%. Nisur nga shifrat ndër vite, numri i personave të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare në vitin 2022 është më i larti që nag viti 2017-të.
Por cili është vendi i origjinës për këta përsona që kanë fituar shtetësi shqiptare? Rreth 85.1% e tyre janë nga Kosova, 4.3% nga Turqia, 2.1% nga Italia dhe 1.3% nga Siria.
Në vitin 2022, rezultojnë 721 persona të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare, duke pësuar një rënie me 0.4%, krahasuar me vitin 2021. Për personat që kanë lënë shtetësinë Shqiptare, grup-mosha që dominon është 30-39 vjeç me 48.3%, e ndjekur me grup-moshën 40-49 vjeç dhe 20-29 vjeç respektivisht me 22.1% dhe 16.5%. Pra, personat që kanë lënë shtetësinë shqiptare janë kryesisht të rinjtë.
Xhorxhina Deda / SCAN
Sondazh

Shqipëria, gati për të lënë listën gri për pastrimin e parave - Deralla: Janë plotësuar kriteret, sistemi bankar zhvillim pozitiv
Shqipëria duket se ka përmbushur kriteret për të dalë nga lista gri sa i takon parandalimit të pastrimit të parave. Drejtori i Departamentit të Mbikëqyrjes në......

Në cilët sektorë punësohen më shumë shqiptarët? - Bujqësia “akomodon” pjesën më të madhe të forcës së punës
Pavarësisht problematikave dhe vështirësive që has, sektori bujqësor është ai që mban “gjallë” punësimin në vend edhe pse pagesat janë ndër më të ulëtat në......

Iu hiqet ndihma ekonomike, por “përtojnë“ të punojnë! - Si u menaxhuan 16.500 qytetartë që u konsideruan të aftë për punë?
Ndihma ekonomike e dhënë nga shteti për individë ne moshë aktive pune është konsideruar si një pengesë për punësimin e tyre, ndaj është ndërmarrë një......

Një mision indian në Hënë – Cili është qëllimi i tij?
Nëse do të ketë sukses, do të ishte vendi i katërt në botë që ulet në satelitin tonë! India është gati të nisë misionin e saj të ardhshëm hënor. Platforma e......

Google akuzohet për vjedhje të dhënash nga miliona përdorues për të trajnuar mjetet e tij të AI!
Google u godit me një padi të re duke pretenduar se gjigandi i teknologjisë ka vjedhur të dhënat nga miliona përdorues pa pëlqimin e tyre dhe ka shkelur ligjet......

Si rrezatimi kozmik po krijon bimë mutante?!
Shkencëtarët po rritin fara në hapësirë për të ndihmuar në përshtatjen me ndryshimet klimatike në Tokë Bimët përshtaten natyrshëm për t'u rritur në mjedise......

Njihuni me robotin kujdestar të parin në botë që do të kujdeset për të moshuarit dhe pacientët!
Në Kinë, numri i njerëzve të moshës 60 vjeç e lart do të rritet nga 280 milionë në më shumë se 400 milionë deri në vitin 2035, vlerëson Komisioni Kombëtar i......

“Porosia më e madhe e avionëve në histori” - Air India do të shtoj flotën e cila kushton 120 miliardë dollarë
Air India, një linjë ajrore që i përket grupit Tata, është bërë protagoniste e porosisë më të madhe të avionëve në histori. Shkurti i vitit 2023 është......