Kompanitë greke po e rikthejnë vëmendjen nga Shqipëria - Belibassakis: Ka potencial të madh, ekzistojnë shumë sektorë tërheqës për investime

Kompanitë greke po rikthejnë vëmendjen për të investuar në Shqipëri, në sektorë të ndryshëm që cilësohen me potencial. Në një intervistë për televizionin Scan, Marios Belibassakis, Këshilltari i parë i Ambasadores Greke për Çështjen Ekonomike dhe Tregtare, deklaroi se tashmë që Greqia e ka kaluar krizën ekonomike dhe financiare, kompanitë kanë një oreks dhe kapitale për tu zgjeruar në Shqipëri dhe në rajon.
“Me Greqinë që e ka kaluar tashmë krizën ekonomike, ka një dëshirë të madhe dhe oreks mes kompanive greke për tu zgjeruar në tregje të reja, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Afërsia gjeografike dhe kulturore mes dy vendeve tona, e forcojnë klimën e të bërit biznes dhe e bëjnë më të thjeshtë për të pasur bashkëpunim dhe marrëdhënie efektive. Shumë shqiptarë jetojnë në Greqi, kanë jetuar në Greqi apo kanë lidhje familjare. Kjo e lehtëson akoma më shumë mirëkuptimin reciprok mes dy vendeve tona,” u shpreh Marios Belibassakis, Këshilltari i parë për Çështjen Ekonomike dhe Tregtare në Ambasadën Greke.
Gjithashtu, Belibassakis evidenton edhe disa prej sektorëve në vendin tonë, që kanë potencial të madh për tu zhvilluar, duke përfshirë këtu edhe inteligjencën artificiale.
“Interesi i tyre është një tregues i klimës së favorshme të të bërit biznes dhe i potencialit që ekziston në tregun shqiptar. Gjatë qëndrimit tim në Shqipëri, kam identifikuar disa sektorë për investime, veçanërisht sektori i ndërtimit, sektori i materialeve të ndërtimit që janë të ndërlidhur së bashku, këshillimi, farmaceutika apo industria e ushqimit. Gjithashtu, besoj se infrastruktura e fibrave optike, rrjetet “smart” të komunikimit dhe inteligjenca artificiale e lidhur me teknologjinë, kanë një potencial të madh për zhvillim të mëtejshëm për Shqipërinë,” tha Belibassakis.
Kompanitë greke kanë qenë ndër të parat që kanë investuar në Shqipëri pas viteve 90. Por, kriza financiare globale, që nxorri në pah problemet e borxhit të Greqisë dekadën e kaluar, detyroi shumë kompani të tërhiqen nga tregje kryesisht të vogla, për të reduktuar shpenzimet.
SCAN
Sondazh

721 shqiptarë hoqën dorë nga nënshtetësia - Dominon grupmosha e re, por rriten ndjeshëm të huajt që morën pasaportën shqiptare
Janë 125 persona azilkërkues që kanë hyrë në Shqipëri përgjatë vitit 2022, referuar të dhënave të Drejtorisë së Azilit të të Huajve dhe Shtetësisë, pranë......

Shqipëria, gati për të lënë listën gri për pastrimin e parave - Deralla: Janë plotësuar kriteret, sistemi bankar zhvillim pozitiv
Shqipëria duket se ka përmbushur kriteret për të dalë nga lista gri sa i takon parandalimit të pastrimit të parave. Drejtori i Departamentit të Mbikëqyrjes në......

Në cilët sektorë punësohen më shumë shqiptarët? - Bujqësia “akomodon” pjesën më të madhe të forcës së punës
Pavarësisht problematikave dhe vështirësive që has, sektori bujqësor është ai që mban “gjallë” punësimin në vend edhe pse pagesat janë ndër më të ulëtat në......

Iu hiqet ndihma ekonomike, por “përtojnë“ të punojnë! - Si u menaxhuan 16.500 qytetartë që u konsideruan të aftë për punë?
Ndihma ekonomike e dhënë nga shteti për individë ne moshë aktive pune është konsideruar si një pengesë për punësimin e tyre, ndaj është ndërmarrë një......

Një mision indian në Hënë – Cili është qëllimi i tij?
Nëse do të ketë sukses, do të ishte vendi i katërt në botë që ulet në satelitin tonë! India është gati të nisë misionin e saj të ardhshëm hënor. Platforma e......

Google akuzohet për vjedhje të dhënash nga miliona përdorues për të trajnuar mjetet e tij të AI!
Google u godit me një padi të re duke pretenduar se gjigandi i teknologjisë ka vjedhur të dhënat nga miliona përdorues pa pëlqimin e tyre dhe ka shkelur ligjet......

Si rrezatimi kozmik po krijon bimë mutante?!
Shkencëtarët po rritin fara në hapësirë për të ndihmuar në përshtatjen me ndryshimet klimatike në Tokë Bimët përshtaten natyrshëm për t'u rritur në mjedise......

Njihuni me robotin kujdestar të parin në botë që do të kujdeset për të moshuarit dhe pacientët!
Në Kinë, numri i njerëzve të moshës 60 vjeç e lart do të rritet nga 280 milionë në më shumë se 400 milionë deri në vitin 2035, vlerëson Komisioni Kombëtar i......