Bota Postuar më 15 Korrik 2023, 09:50

Viti 2023: 8.4 miliardë pasagjerë në aeroporte!

Nga SCAN TV
Viti 2023: 8.4 miliardë pasagjerë në aeroporte!

Sipastë dhënave të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve numri i asagjerfëve për vitin 2023 do të arrijë në 8.4 miliardë. Parashikimet pas përfundimit të pandemisë së Covid 19 flisnin për 10.2 miliardë pasagjerë në të gjithë botën

 Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve pret që trafiku ajror të arrijë në 8.4 miliardë pasagjerë në nivel global këtë vit. Para pandemisë së Covid 19, parashikimi global i pasagjerëve ishte 10.2 miliardë pasagjerë në vitin 2022, por vëllimi aktual i pasagjerëve në vitin e kaluar vlerësohet në 6.8 miliardë pasagjerë.

Ndërsa 8.4 miliardë pasagjerë të pritshëm në 2023 krahasuar me parashikimin para Covid 19 prej 10.5 miliardë pasagjerësh për këtë vit përfaqëson një humbje të mundshme prej 20.4 %. Ndërkohë janë publikuar dhe 10 aeroportet më të ngarkuara në planet për trafikun e pasagjerëve, ngarkesave dhe lëvizjeve të avionëve në vitin 2022.

Katër aeroportet kryesore në fakt mbetën të njëjta me 2021, Hartsfield-Jackson Atlanta  duke mirëpritur 93.7 milionë pasagjerë, i ndjekur nga Dallas/Fort Uorth me 73.4 milionë, Denveri në vendin e tretë me 69.3 milionë dhe Chicago O'Hare në të katërtin me 68.3 milionë.

Pjesa e mbetur e Top 10-ës përbëhej nga aeroportet e Dubai, London Heathrou dhe Paris. Duke vazhduar trajektoren e tyre të shpejtë në rritje si Stambolli dhe Delhi. Nga 10 aeroportet më të mira në botë, pesë janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat