Bie kërkesa globale për naftë - Shkak, përkeqësimi i klimës ekonomike

Si pasojë e përkëqësimit të klimës ekonomike, kërkesa globale për naftë ka shënuar rënie. Ndërkohë, inventarët e naftës në këtë tremujor janë në nivelin më të lartë në rreth dy vjet. Reduktimi i prodhimit nga Arabia Saudite u kompensua nga prodhues të tjerë të naftës si Irani dhe SHBA
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë - IEA ka rishikuar parashikimin e saj për kërkesën globale për naftë poshtë për herë të parë këtë vit, duke përmendur një përkeqësim të klimës ekonomike që po rëndon në mënyrë disproporcionale mbi ekonomitë e zhvilluara.
Tani ajo pret që kërkesa të rritet me 2.2 milionë fuçi në ditë, në një mesatare prej 102.1 milionë fuçi në ditë. Sipas IEA, 70% e rritjes është për shkak të Kinës. Në parashikimin e saj të mëparshëm rreth një muaj më parë, agjencia vlerësoi se rritja do të ishte 2.4 milionë fuçi në ditë. Natyrisht, kërkesa ka të ngjarë të arrijë përsëri nivele rekord brenda vitit, duke çuar në një reduktim të ndjeshëm të inventarëve në gjysmën e dytë.
Sipas raportit të agjencisë kërkesa globale për naftë është nën presionin e mjedisit të vështirë ekonomik, veçanërisht për shkak të shtrëngimit dramatik të politikës monetare në shumë vende të zhvilluara dhe në zhvillim gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit.
Çmimet e naftës brent dhe të naftës amerikane janë në rritje që prej të mërkurës, madje duke arritur nivelin më të lartë të dy muajve për shkak të lehtësimit të inflacionit në SHBA dhe rrjedhimisht për shkak të optimizmit për përfundimin e ciklit të shtrëngimit të politikës monetare. Vihet re se tregjet globale të naftës kanë qenë në kaos javët e fundit, pasi prodhuesi më i madh i naftës i OPEC-ut, Arabia Saudite, ka njoftuar zgjatjen e vendimit për ulje të prodhimit edhe në gusht.
Ndërkohë, inventarët e naftës në këtë tremujor janë në nivelin më të lartë në rreth dy vjet. Sipas IEA, resuktimi i prodhimit nga Arabia Saudite u kompensua nga prodhues të tjerë të naftës si Irani dhe SHBA. IEA pret që kërkesa të rritet me një ritëm edhe më të ngadaltë në vitin 2024, me 1.1 milion fuçi në ditë, "pasi rimëkëmbja humbet vrullin dhe masat e elektrifikimit dhe efikasitetit marrin fuqi", thanë analistët.
Muajin e kaluar, IEA tha se kërkesa globale për naftë do të jetë pothuajse zero në vitet e ardhshme dhe do të arrijë kulmin përpara vitit 2030.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Taksa e karbonit për artikujt e luksit - Studimet: Mënyra më efektive për uljen e emetimeve
Sipas analizave të fundit vendosja e taksës së karbonit ndaj artikujve të luksit rezulton të jetë mënyra më e drejtë dhe efektive për reduktimin e emetimeve.......

Të rinjtë shqiptarë “vegjetojnë” - 25.2 % nuk janë as në arsim dhe as në tregun e punës!
Papunësia në radhët e të rinjve është kthyer në një shqetësim, si për bizneset që kanë kërkesë të lartë për punonjës por edhe për shtetin që përmes politikave......

Guvernatori i ri i Bankës së Kosovës - Kush është Ahmet Ismaili?
Parlamenti i Kosovës pas propozimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka zgjedhur Ahmet Ismailin për postin e Guvernatorit të Bankës Qendrore të......

E ardhmja e Ballkanit Perëndimor – Balluku: Energjia e pastër duhet të jetë fokusi i secilit prej shteteve!
Zëvendëskryeministrja e vendit, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në një koferencë të organizuar në Librarinë e......

Kompanitë greke po e rikthejnë vëmendjen nga Shqipëria - Belibassakis: Ka potencial të madh, ekzistojnë shumë sektorë tërheqës për investime
Kompanitë greke po rikthejnë vëmendjen për të investuar në Shqipëri, në sektorë të ndryshëm që cilësohen me potencial. Në një intervistë për televizionin Scan,......

721 shqiptarë hoqën dorë nga nënshtetësia - Dominon grupmosha e re, por rriten ndjeshëm të huajt që morën pasaportën shqiptare
Janë 125 persona azilkërkues që kanë hyrë në Shqipëri përgjatë vitit 2022, referuar të dhënave të Drejtorisë së Azilit të të Huajve dhe Shtetësisë, pranë......

Shqipëria, gati për të lënë listën gri për pastrimin e parave - Deralla: Janë plotësuar kriteret, sistemi bankar zhvillim pozitiv
Shqipëria duket se ka përmbushur kriteret për të dalë nga lista gri sa i takon parandalimit të pastrimit të parave. Drejtori i Departamentit të Mbikëqyrjes në......

Në cilët sektorë punësohen më shumë shqiptarët? - Bujqësia “akomodon” pjesën më të madhe të forcës së punës
Pavarësisht problematikave dhe vështirësive që has, sektori bujqësor është ai që mban “gjallë” punësimin në vend edhe pse pagesat janë ndër më të ulëtat në......