360 mln lekë subvencione për ujësjellësit - Qeveria mbuloi shpenzime për paga e sigurime, 26.1% e shumës për energjinë elektrike

Qeveria shpërndau 360 milion lekë subvencione për kompanitë e ujësjellës-kanalizime gjatë vitit 2022. Në raport me një vit më parë, shifra ka pësuar rënie me 20 mln lekë, por gjithsesi fatura mbetet e lartë për shkak të situatës financiare të këtyre shoqërive.
Subvencionet u përfituan vetëm nga 12 shoqëritë rajonale, të krijuara pas reformës së bashkimit, ndërkohë që 3 shoqëritë e tjera, që nuk janë bashkuar ende, u lanë jashtë ndihëms financiare nga qeveria.
Destinacioni i subvencioneve të akorduara, ndryshe nga viti kaluar që ishte vetëm për energjinë, për vitin 2022 ka qenë 38.9% për mbulimin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, 13.6% për tatim taksa, 4.8% për paga, 26.1% për energji elektrike, si dhe 16.7% si incentiva për performancë të mirë. Këtë të fundit e kanë përfituar vetëm dy shoqëri UK Rajonale, që janë Korça dhe Pogradeci.
Ndërkohë nevoja reale për subvencione, për mbulimin e kostove të operimit dhe mirëmbajtjes për të gjithë sektorin është 2 840 000 000 lekë, por, realisht janë shpërndarë 360 milion lekë që përbëjnë vetëm 12.7% të nevojës së sektorit për subvencione.
Aktualisht, sektori me të ardhurat e gjeneruara arrin të mbulojë kostot e operimit dhe mirëmbajtjes në nivelin 90.3%, ku vetëm 13 kompani të parareformës arrijnë t’i mbulojnë ato në masën 100%, ndërsa 4 shoqëri i mbulojnë mbi 90%. Ndërkohë, 10 shoqëri UK (në grupin e dytë dhe të tretë) nuk arrijnë të mbulojnë as 50% të kostove të operimit dhe mirëmbajtjes.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

Cila pije është më e mirë për hidratim? Këshillë: Nuk është uji!
Kur keni etje dhe keni nevojë për një pije, cilat pije janë më të mira për t'ju mbajtur të hidratuar? Sigurisht, gjithmonë mund të merrni një gotë ujë, por H20......

‘Është përsëri viti 2021’: Kriptomonedhat rriten deri në 66%!
Tokeni XRP i Ripple u rrit me 68% në 24 orët e fundit, duke udhëhequr një grumbullim më të gjerë të altcoin-ve me kapital më të madh, ndërsa tregtarët e......

DigitAlb feston 19-vjetorin me dhurata dhe oferta të veçanta për të gjithë abonentët e tij
Digitalb feston 19-vjetorin e suksesit në industrinë e transmetimit televiziv. Që nga themelimi i tij në vitin 2004, shumë shpejt DigitAlb u bë pjesë e......

Gjendje të fikëti dhe dehidratimi - Nxehtësia detyron Akropolin të mbyllet përkohësisht!
Vullnetarët, mjekët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor nga Kryqi i Kuq Helen ofruan ujë dhe ndihmën e parë për turistët që shpresonin të vizitonin......

BE ndalon shitjen e automjeteve të përdorura?! - Vendimi ndryshon rrënjësisht tregun e tyre
Me një vendim që synon të ndryshojë rrënjësisht tregun e automjeteve, komisioni europian ka propozuar ndalimin e shitjes së automjeteve të përdorura jashtë......

Viti 2023: 8.4 miliardë pasagjerë në aeroporte!
Sipastë dhënave të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve numri i asagjerfëve për vitin 2023 do të arrijë në 8.4 miliardë. Parashikimet pas përfundimit të......

Rritet pabarazia gjinore në paga - Meshkujt paguhen 6.2% më shumë se femrat, hendeku në ngjitje me 1,7 pikë
Të dhënat më të fundit të “Institutit të Statistikave” në publikimin mbi tregun e punës për vitin 2022 tregojnë se hendeku gjinor në paga është 6.2%. Krahasuar......

Bie kërkesa globale për naftë - Shkak, përkeqësimi i klimës ekonomike
Si pasojë e përkëqësimit të klimës ekonomike, kërkesa globale për naftë ka shënuar rënie. Ndërkohë, inventarët e naftës në këtë tremujor janë në nivelin më të......