Rajoni Postuar më 17 Korrik 2023, 10:45

Ankand publik i obligacioneve në RMV - 1.283 qytetarë investuan një total prej 23 milionë euro

Nga SCAN TV
Ankand publik i obligacioneve në RMV - 1.283 qytetarë investuan

Në ankandin e parë publik të obligacioneve, 1.283 qytetarë të Maqedonisë së Veriut investuan gjithsej 23 milionë euro.

Ky është dyfishi i shumës së publikuar në prospektin e obligacioneve, sipas raportimeve të Agjencisë maqedonase së lajmeve.

Ministria e financave konfirmoi se ka pasur interes të madh për këtë produkt të ri inovativ në tregun financiar. Qytetarët e njohën interesin e tyre dhe përfituan nga rasti për të investuar në një produkt pa rrezik që mbart një kthim tërheqës, duke ruajtur vlerën e fondeve të tyre në kohë inflacioni të lartë.

Përfitimet e futjes së këtij instrumenti në treg, sipas ekspertëve, janë të shumëfishta. Krahas përfitimeve për qytetarët, ministria e Financave tha se investimi në këto bono kontribuon edhe në rritjen e ekonomisë vendase, pasi fondet do të drejtohen në projekte zhvillimore tashmë të planifikuara. Gjithashtu, obligacionet do të kontribuojnë në uljen e ekonomisë informale.

Shuma minimale që qytetarët mund të investonin në obligacion ishte 10.000 denarë, pa kufi të sipërm. Ndërsa procesi është kryer përmes bankave korporative.

Qytetarët do të marrin kthimin e interesit të investimit më 20 korrik 2024 për vitin e parë dhe më 20 korrik 2025 për vitin e dytë, kur do të marrin të gjithë investimin. Norma e interesit është 5 % në vit dhe afati i maturimit fiksohet në dy vjet, që do të thotë se qytetarët do të kenë kthim 10 % nga investimi i tyre.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat