Turqia rrit taksën e karburantit - Vendimi u mor për të forcuar buxhetin e këtij viti

Turqia ka vendosur të rrisë taksën mbi karburantin për të ndihmuar në financimin e 1.12 trilionë lira, ose 42.2 miliardë dollarë buxhetin për kët viti, pas tërmeteve të shkurtit dhe zgjedhjeve presidenciale të majit që rritën shpenzimet.
Taksa shtesë e karburantit do të ndihmojë në uljen e deficitit buxhetor që u rrit në 263.6 miliardë lira në pesë muajt e parë të vitit, nga 124.6 miliardë lira një vit më parë, por gjithashtu mund të nxisë inflacionin që kishte rënë në 38.21% në qershor nga 85.51% tetorin e kaluar.
Deficiti më i gjerë ishte kryesisht për shkak të rritjes së shpenzimeve përpara zgjedhjeve të majit, kur presidenti Erdogan u zgjodh për një mandat të tretë, si dhe për procesin e rindërtimit pas tërmeteve në Turqinë jugore.
Tërmetet, të cilët morën jetën e më shumë se 50 mijë personave, pritet t'i kushtojnë Turqisë më shumë se 100 miliardë dollarë në total.
Në hapin e fundit për forcimin e rezervave të Thesarit, norma e taksës për benzinën u rrit në 7.52 lira për litër nga 2.52 lira, ndërsa taksa për naftën u rrit në 7.05 lira nga 2.05 lira.
Ndikimi i rregullimeve tatimore, i shoqëruar me tatimin mbi vlerën e shtuar, pritet të shtojë rreth 6 lira në çmimin përfundimtar të pompës, më shumë se 20% për litër.
Rritja prej 1.12 trilion lira për buxhetin e Ankarasë u miratua nga parlamenti dhe pason rritje të ndryshme të taksave të fundit midis përpjekjeve për të forcuar arkat e qeverisë, duke përfshirë një rritje me dy pikë përqindje të TVSH-së.
Lira ka humbur më shumë se 80% të vlerës së saj që nga viti 2018 dhe ka rënë më shumë se 28% në vitin 2023, duke rritur çmimet e një game të gjerë mallrash nga karburantet tek ushqimet në vendin e varur nga importi.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Ankand publik i obligacioneve në RMV - 1.283 qytetarë investuan një total prej 23 milionë euro
Në ankandin e parë publik të obligacioneve, 1.283 qytetarë të Maqedonisë së Veriut investuan gjithsej 23 milionë euro. Ky është dyfishi i shumës së......

Volkswagen hyn në bursën e energjisë EPEX Spot – Kërkon të pozicionohet në tregun e karikimit dhe fleksibilitetit të baterive
Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen dhe divizioni i tij Elli hynë në bursën e energjisë EPEX Spot me një sistem të palëvizshëm dhe një platformë dixhitale......

Kompanitë e kriptove nuk mund të fshihen më - Rregullat e reja globale nuk lënë vend për manovra
Kompanitë e kriptomonedhave tashmë e kanë të pamundur të fshehin veprimtarinë e tyre, pasi rregullat e reja global enuk lënë më asnjë hapësirë për manovra.......

Francë, qeveria redukton ndjeshëm shpenzimet - Vitin e ardhshëm do të përdoren 4.2 miliardë euro më pak
Aktualisht qeveria franceze po ndërmerr disa hapa për të kursyer duke arritur objektivin e 4.2 miliardë euro shpenzime më pak në vitin 2024. Hapi i parë është......

Turizmi në Spanjë: Rekord turistësh të huaj në vitin 2024!
“Rimëkëmbja e sektorit të turizmit në Spanjë vazhdon në rrugën e duhur, duke e vendosur industrinë në qendër të rritjes ekonomike”. Kështu nis raporti i fundit......

Credit Suisse njofton ndryshime në menaxhimin e bankës zvicerane!
Anëtari i bordit ekzekutiv të Credit Suisse Switzerland Daniel Hunziker do të marrë drejtimin e biznesit të klientëve të korporatave të bankës, thuhet në......

Britania nënshkruan marrëveshjen prej 12 trilionë paund për t'u bashkuar me bllokun tregtar Indo-Paqësor!
Kemi Badenoch e Britanisë, sekretarja e biznesit dhe tregtisë, nënshkroi zyrtarisht një traktat që konfirmon pranimin në bllokun e gjerë CPTPP Indo-Paqësor,......

Java e ‘akullt’ e tregut valutor – ‘Rrëzohen’ Dollari, Paundi, Franga dhe Euro!
Dollari amerikan ka regjistruar një rënie të fortë këtë fillim jave pasi ka humbur ndjeshëm pikë në raport me javën që lamë pas teksa blihet sot me 91 lekë dhe......