Nisin zjarret masive në Mesdhe si pasojë e temperaturave mbi 40 gradë!

Zjarret po përhapen masivisht në Mesdhe pasi temperaturat po vazhdojnë të rriten për shkak të valës aktuale të të nxehtit dhe si pasojë disa shtëpi janë djegur.
Në Greqi, erërat e forta po pengojnë punën e zjarrfikësve, të cilëve u është dashur të marrin pjesë në fronte të shumta në jug, lindje dhe perëndim të Athinës.
Tre qytete dhe një kamp veror me më shumë se 900 fëmijë janë evakuuar dhe sipas autoriteteve lokale Policia ka arrestuar një person të dyshuar për zjarrvënie. Zjarri i parë filloi në Kouvaras, 50 kilometra në juglindje të Athinës.
Greqia, së bashku me Italinë dhe Spanjën, është përfshirë nga një valë të nxehti që nga java e kaluar, me temperaturat që kanë arritur në 44 gradë Celsius në qendër të vendit.
Në Spanjë, zjarri që shpërtheu të shtunën në ishullin La Palma po dobësohet gradualisht, megjithëse ka ende disa fronte aktive. Autoritetet vlerësojnë se rreth 3,500 hektarë dhe 20 ndërtesa janë djegur.
Shumica e 4,000 njerëzve që u evakuuan të shtunën janë kthyer tashmë në shtëpitë e tyre. Vala e të nxehtit dhe rreziku i zjarreve ka mbërritur edhe në Itali, ku termometrat mund të kalojnë rehat 40 gradë këto ditë.
Parashikimet e kulmeve historike në ditët në vijim bënë që ministria e shëndetësisë të shpallte një alarm të kuq për 16 qytete, përfshirë Romën, Bolonjën dhe Firencen. Akropoli në Athinë, një nga atraksionet kryesore turistike të Greqisë, u mbyll për të tretën ditë të dielën gjatë orëve më të nxehta.
Policia po heton origjinën e zjarrit që shpërtheu mbrëmjen e së dielës në aeroportin e Katanias. Autoritetet kanë pezulluar të gjitha fluturimet deri të mërkurën.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Shumë nxehtë për të punuar: Çfarë thotë ligji i punës në një valë temperaturash rekord?
Europa Jugore po përgatitet për më shumë temperatura rekord këtë javë, pasi vala e të nxehtit Cerberus e quajtur me vend pas bishës mitologjike që ruan portat......

Kritika për mos zgjatjen e marrëveshjes për drithërat!
Falë marrëveshjes që garantonte lundrimin e anijeve të transportit përmes Detit të Zi, Ukraina ka eksportuar, që nga korriku i vitit të kaluar, 33 milionë ton......

Dollari dhe Euro vijojnë ‘pikiatën’ – Dobësohen ndjeshëm edhe Paundi e Franga!
Dollari amerikan vijon të humbasë në mënyrë të ndjeshme pikë teksa ka regjistruar sërish rënie të fortë të vlerës këtë mëngjes duke u blerë sot me 89.5 lekë......

Pse Brukseli do të investojë 45 miliardë euro në Amerikën Latine dhe Karaibe deri në vitin 2027?!
Bashkimi Europian është zotuar të investojë deri në 45 miliardë euro në Amerikën Latine dhe në vendet e Karaibeve deri në vitin 2027. Presidentja e......

Një nga aeroportet më të mëdha të Italisë anulon qindra fluturime si pasojë e zjarrit!
Fluturimet në aeroportin e Katanias, në ishullin jugor italian të Siçilisë, janë pezulluar deri të mërkurën. Një zjarr shpërtheu në aeroportin ndërkombëtar......

Më shumë të ardhura në buxhet - Gjatë gjysmës së parë të vitit u arkëtuan 13,8 miliardë lekë plus
Gjysma e parë e vitit mund të konsiderohet e artë për buxhetin e shtetit. Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Financave, janë arkëtuar në total 319.9......

Shqipëria “digjet” nga temperatura rekord - Gjatë kësaj jave Berati, Elbasani dhe Gjirokastra “prekin” 43 gradë Celsius
Kjo javë që sapo ka nisur pritet të shënojë temperatura të larta rekord në vendin tonë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ndikimi i anticiklonit afrikan......

Objektet pa leje të Konfiskuara, Ministria: Mbrohen blerësit - Përfaqësuesja e Kryeministrisë: Deri tani 25 pallate, 9 kanë bërë kërkesë për parablerje
Ministria e Financave ka paraqitur në Kuvend, projektligjin “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për......