“Integrimi europian, objektiv strategjik afatgjatë” - Sejko: Ky proces është një shtytës i fortë për reformat strukturore

Procesi i integrimit europian përbën një objektiv strategjik afatgjatë, pasi është një shtytës i fortë për reformat strukturore, për konvergimin e plotë me standardet e BE-së të institucioneve vendase, si dhe për përfarimin e përgjithshëm të politikave dhe rregulloreve. Deklarata është bërë nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë konferencës së 9-të për vendet e Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore.
Për sa i përket Shqipërisë, Guvernatori theksoi se të gjitha këto veprime do të përmirësojnë thellësisht klimën e biznesit, do të tërheqin investime të huaja dhe rrisin produktivitetin e përgjithshëm të ekonomisë sonë.
Sipas Sejkos, bankat qendrore duhet të pranojnë rolin e tyre në këtë proces. “Ne duhet të mbetemi të përkushtuar ndaj mandatit tonë të stabilitetit të çmimeve edhe në këtë mjedis sfidues, si parakusht për stabilitetin financiar dhe rritjen afatgjatë. Aktualisht, kjo nënkupton marrjen e të gjitha masave të nevojshme për të përballuar inflacionin e lartë të vazhdueshëm”, theksoi Guvernatori.
Në këtë kuadër, Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar për të ndërmarrë masa të mëtejshme, nëse inflacioni rezulton të jetë më i qëndrueshëm dhe më këmbëngulës nga sa pritet aktualisht.
Sejkoi nënvizoi se, duhet të harmonizohen politikat, rregulloret dhe praktikat tona me ato të BQE-së dhe Sistemit Europian të Bankave Qendrore. Banka e Shqipërisë ka punuarvazhdimisht për të përmirësuar rregulloret e sektorit bankar me Parimet e Bazelit dhe legjislacionin e BE-së, ndërsa i është paraqitur një kërkesë zyrtare BQE-së, për marrjen e statusit të ekuivalencës mbikëqyrëse.
Gjithashtu, Banka e Shqipërisë ka rishikuar dhe përmirësuar sistemet e pagesave, duke miratuar pjesën përkatëse të legjislacionit të BE-së dhe synon të zbatojë një sistem pagesash të menjëhershëme të modeluar sipas linjave të atij që operohet nga Eurosistemi.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

A është e sigurt të udhëtosh gjatë valës së të nxehtit në Europë?
Vendet në të gjithë Mesdheun janë në kontrollin e një vale rekord të të nxehtit pasi janë goditur nga 'stuhia e dytë e të nxehtit' brenda një jave. Pjesa më e......

Nisin zjarret masive në Mesdhe si pasojë e temperaturave mbi 40 gradë!
Zjarret po përhapen masivisht në Mesdhe pasi temperaturat po vazhdojnë të rriten për shkak të valës aktuale të të nxehtit dhe si pasojë disa shtëpi janë......

Shumë nxehtë për të punuar: Çfarë thotë ligji i punës në një valë temperaturash rekord?
Europa Jugore po përgatitet për më shumë temperatura rekord këtë javë, pasi vala e të nxehtit Cerberus e quajtur me vend pas bishës mitologjike që ruan portat......

Kritika për mos zgjatjen e marrëveshjes për drithërat!
Falë marrëveshjes që garantonte lundrimin e anijeve të transportit përmes Detit të Zi, Ukraina ka eksportuar, që nga korriku i vitit të kaluar, 33 milionë ton......

Dollari dhe Euro vijojnë ‘pikiatën’ – Dobësohen ndjeshëm edhe Paundi e Franga!
Dollari amerikan vijon të humbasë në mënyrë të ndjeshme pikë teksa ka regjistruar sërish rënie të fortë të vlerës këtë mëngjes duke u blerë sot me 89.5 lekë......

Pse Brukseli do të investojë 45 miliardë euro në Amerikën Latine dhe Karaibe deri në vitin 2027?!
Bashkimi Europian është zotuar të investojë deri në 45 miliardë euro në Amerikën Latine dhe në vendet e Karaibeve deri në vitin 2027. Presidentja e......

Një nga aeroportet më të mëdha të Italisë anulon qindra fluturime si pasojë e zjarrit!
Fluturimet në aeroportin e Katanias, në ishullin jugor italian të Siçilisë, janë pezulluar deri të mërkurën. Një zjarr shpërtheu në aeroportin ndërkombëtar......

Më shumë të ardhura në buxhet - Gjatë gjysmës së parë të vitit u arkëtuan 13,8 miliardë lekë plus
Gjysma e parë e vitit mund të konsiderohet e artë për buxhetin e shtetit. Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Financave, janë arkëtuar në total 319.9......