Inflacioni kthehet në efekt “boomerang” për eksportet - Bien me 17.3% gjatë qershorit, si pasojë e uljes së çmimeve. Në “skenë” dalin Izraeli e Suedia

Ngadalësimi i inflacionit dhe ndoshta deri diku edhe zhvlerësimi i euros e dollarit vijon të ulë ritmet tregtisë së jashtme. Shifrat e Instat për qershorin tregojnë se eksportet e mallrave ishin 38 miliardë lekë në një muaj, në rënie me 17.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, dhe me 4% krahasuar me majin e këtij viti. Eksportet janë në rënie për të 4-tin muaj me radhë. Importet ndërkohë regjistrohen pranë 75 miliardë lekëve gjatë qershorit, gjithashtu në rënie, si në terma mujorë ashtu edhe në terma vjetorë. Importet kanë rënë me 7.5% krahasuar me një vit më parë. Këto shifra kanë thelluar edhe më tej defiçitin tregtar, me 5.4% rritje, pranë 37 miliardë lekëve. Edhe sa i përket të gjithë 6-mujorit të parë të vitit shifrat flasin për një rënie të eksporteve me 7.4% dhe të importeve me 1.6%. Me 5.9% ndërkohë që është rritur defiçiti tregtar gjatë gjysmës së parë të vitit.
Ajo që bie në sy nga shirat është rënia e ndjeshme e eksporteve në vlerë, me plot 17.3%, ku kontribuesit më të mëdhenj janë “materialet e ndërtimit dhe metalet” me 9.7 pikë përqindje, “mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike” me 4.5 pikë përqindje si dhe “produktet kimike dhe plastike” me 4.4 pikë përqindje. Grupi “Ushqim, pije, duhan” ka dhënë kontribut pozitv në eksportet shqiptare gjatë qershorit, me mbi 4 pikë përqindje. Kjo sinjalizon se rënia e eksporteve në vlerë është e lidhur ngushtë me ngadalësimin e inflacionit, duke qenë se rënien më të madhe e kanë pësuar grupet si materialet e ndërtimit, metalet dhe hidrokarburet, dhe në një kohë që ushqimet, një ndër grupet ku inflacioni nuk është ngadalësuar, kanë dhënë kontribut pozitiv.
Ndërkohë, nëse eksportet i shohim në peshë, kuptojmë se rënia nuk është më dyshifrore, por vetëm 1.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Përveç mineraleve, lëndëve djegëse dhe produkteve kimike e plastike, të gjithë grupmallrat e tjera të eksporteve regjistrohen në rënie edhe në peshë gjatë qershorit.
Ndër 10 partnerët tanë kryesorë tregtarë në drejtim të eksporteve, vetëm 3 prej tyre regjistrojnë rritje gjatë qershorit; Suedia, Kina dhe Mali i Zi. Madje, për Suedinë rritje fiksohet pranë 155%. Për 3 partnerët kryesorë tregtarë në eksporte shifrat flasin për rënie; 9.4% për Italinë, 2.9% për Kosovën dhe 40.7% për Greqinë. Edhe Serbia me Maqedoninë e Veriut regjistrojnë rënie të ndjehme, mes 23.5% dhe 39.9% në terma vjetorë.
Edhe në hartën e importeve vihet re një situatë e ngjashme, me partnerët kryesorë në rënie vjetore. Por, në sy bie veçanërisht Izraeli, vend nga i cili Shqipëria ka importuar mbi 1300% më shumë mallra gjatë qershorit, krahasuar me qershorin e një viti më parë. Kjo rritje drastike vjen kryesisht si pasojë e importeve të hidrokarbureve dhe mjeteve të transportit.
Shifrat tregojnë se, tregtia e jashtme tashmë po vuan efektin `boomerang` të inflacionit. Ndërkohë që një vit më parë shifrat fryheshin nga rritja e çmimeve, tashmë po shfryhen nga ngadalësimi i çmimeve, sidomos sa i përket cmimeve të lëndëve të para. Nga krahu tjetër, duket se zhvlerësimi i euros dhe dollarit kundrejt lekut vendas nuk ka pasur ndonjë ndikim domethënës dhe të dukshëm në nivel porosish për produktet “Made in Albania”, por gjithsesi ka ndikuar në nivelin e fitimit te biznesit kur të ardhurat nga porositë konvertohen në lekë, çka ka efekt direkt dhe indirekt në kostot e prodhimit dhe nivelin e prodhimit. Gjatë vitit të kaluar, në kulmin e krizës së inflacionit në nivel global, eksportet dhe eksportuesit shqiptarë regjistruan rritje dy-shifrore të porosive në vlerë, dhe me frenimin e inflacionit, ëndërra po kthehet në “makth”, duke pasur parasysh kombinimin me efektin e kursit të këmbimit.
Roel Korkuti/SCAN
Sondazh

Bujqësia vijoi zgjerimin e fortë të eksporteve - Me 42.6% në 6-mujorin e parë si rezultat i politikave efikase mbështetëse
Bujqësia, duhani e pijet kanë vijuar trendin e rritjes së eksporteve edhe gjatë muajit qershor të këtij viti, duke u ngjitur në vendin e dytë të grupmallrave......

Dy shtete që po përpiqen për ‘fronin’ si kryeqyteti i Europës për inteligjencën artificiale!
Dy vende po përpiqen për pozitën si kryeqyteti i Europës për inteligjencën artificiale. Si presidenti francez Emmanuel Macron ashtu edhe kryeministri britanik......

Pse më shumë amerikanë po shpërngulen në Spanjë dhe paguajnë çmime të larta për prona?!
Më shumë amerikanë po dynden në Spanjë për më gjatë, qoftë si të ashtuquajtur nomadë dixhitalë që punojnë jashtë vendit ose për të shijuar një jetë të re në......

INSTAT: Bujqësia, i vetmi sektor që vijoi zgjerimin e fortë të eksporteve!
Bujqësia, duhani e pijet kanë vijuar trendin e rritjes së eksporteve edhe gjatë muajit qershor të këtij viti, duke u ngjitur në vendin e dytë të grup-mallrave......

Del në ankand iPhone i edicionit të parë – Kap shifrën rekord duke u shitur për 190 mijë dollarë
Zakonisht iPhone-ët bien në vlerë sapo dalin nga dyqani. Por ka disa raste të veçanta, siç u pa në një ankand në SHBA, ku një model i edicionit të parë, i......

Banka Botërore synon fuqizimin e huadhënieve - Presidenti Ajay Banga zbulon planet e reja për ndryshimet klimatike
Presidenti i Bankës Botërore Ajay Banga zbuloi planet e reja për të mbështetur bilancin e bankës dhe për të ndihmuar vendet të përballen me ndryshimet......

Greqia nis shitjen e aksioneve bankare - Në objektiv janë katër bankat më të mëdha të vendit
Greqia këtë vjeshtë do të fillojë të shesë aksione në katër bankat e saj më të mëdha, sipas raportimeve të zyrtarëve të sektorit dhe bankierë, duke shënuar......

“Integrimi europian, objektiv strategjik afatgjatë” - Sejko: Ky proces është një shtytës i fortë për reformat strukturore
Procesi i integrimit europian përbën një objektiv strategjik afatgjatë, pasi është një shtytës i fortë për reformat strukturore, për konvergimin e plotë me......