Shqipëria Postuar më 19 Korrik 2023, 09:59

Rikuperojnë Dollari dhe Franga – Dobësohen më tej Paundi dhe Euro!

Nga SCAN TV
Rikuperojnë Dollari dhe Franga  – Dobësohen më tej Paundi

Dollari amerikan ka rikuperuar 0.4 pikë nga dita e djeshme dhe nga rënia konstante që ka pësuar gjatë këtyre ditëve duke u blerë këtë të mërkurë me 89.9 lekë dhe duke u shitur me 91.2 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane ka pësuar zbritje të kuotës këtë mëngjes teksa në raport me dje është blerë sot me 101 lekë dhe është shitur me 101.9 lekë.

Franga zvicerane sakaq është forcuar duke regjistruar më në fund një rritje të lehtë të vlerës duke u blerë sot me 104.2 lekë dhe duke u shitur me 105. 7 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Paundi britanik vijon të dobësohet edhe mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 115.8 lekë dhe duke u shitur me 118.3 lekë në raport me ditën e martë referuar tregut të brendshëm valutor.

SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat