Bota Postuar më 19 Korrik 2023, 11:02

Rimëkëmbet kërkesa globale për energji - Situata kthehet në normalitet në vitin 2024

Nga SCAN TV
Rimëkëmbet kërkesa globale për energji - Situata kthehet

Një krizë e vazhdueshme energjetike dhe një rënie ekonomike pritet të ngadalësojnë rritjen e kërkesës globale për energji në vitin 2023, por një rikthim i mundshëm në vitin 2024 do të thotë që duhet të zhvillohen më shumë kapacitete të rinovueshme. Deklarata u bë nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë - IEA. Norma globale e rritjes për konsumin e energjisë është vendosur të ngadalësohet në pak më pak se 2% në 2023, nga 2.3% në 2022, e cila ishte gjithashtu në rënie nga mesatarja pesëvjeçare e para-COVID 19 prej 2.4%.

Për vitin 2024, norma pritet të rritet në 3.3%, pasi perspektiva ekonomike përmirësohet, sipas të dhënave të publikuara nga IEA.

Agjencia me bazë në Paris parashikoi se energjia e rinovueshme do të mbulojë rritjen e pritshme këtë vit dhe vitin e ardhshëm dhe energjia nga burimet e rinovueshme do të kalonte një të tretën e furnizimit total global të energjisë për herë të parë vitin e ardhshëm.

Megjithatë, hidrocentrali ka rënë rreth 2% në 2020-2022 krahasuar me shifrat 1990-2016, që përfaqëson rreth 240 teravat-orë, ose konsumin vjetor të Spanjës.

Më tej në raportin e saj IEA thekson se parashikimi i sfidave në hidrocentralet lidhur me ndryshimet klimatike dhe planifikimi në përputhje me rrethanat, do të jetë vendimtar për përdorimin efikas dhe të qëndrueshëm të burimeve ujore.

Rritja e burimeve të rinovueshme duhet të ndihmojë në uljen e emetimeve globale, pasi rritja e emetimeve në Kinë dhe Indi pritet të kompensohet nga rënia në vendet e tjera ku shpërndarja e burimeve të rinovueshme po rritet dhe gazi natyror vazhdon të zëvendësojë qymyrin.

Vetëm Bashkimi Europian përbën 40% të rënies totale të emetimeve nga prodhimi i energjisë, treguan të dhënat e IEA.

Dorina Kurtaj /SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat