Europa Postuar më 19 Korrik 2023, 10:16

Zjarret masive në Greqi detyrojnë banorët dhe pushuesit të evakuohen!

Nga SCAN TV
Zjarret masive në Greqi detyrojnë banorët dhe pushuesit të

Zjarret jashtë kryeqytetit grek, Athinë, vazhduan të digjen në pyje herët në mëngjesin e së martës. Ata kanë detyruar mijëra njerëz të largohen nga vendpushimet bregdetare, mbylljen e autostradave dhe shkatërrimin e shtëpive të pushimit pas ditëve të vazhdueshme të vapës ekstreme.

Autoritetet lëshuan urdhra evakuimi për të paktën gjashtë komunitete bregdetare, pasi dy zjarre të mëdha u afruan më pranë qyteteve turistike verore dhe erërat goditën me 70 km/h.

Avionët e hedhjes së ujit u nisën herët të martën për të ndihmuar dhjetëra ekuipazhe tokësore dhe njësi të lëvizshme të luftojnë tre zjarret në rajonet e Atikës, Korinthit dhe Viotias për të dytën ditë radhazi.

Zjarri më i madh duket se ishte në Dervenohoria, një grup fshatrash në Viotia, rreth 45 km në veriperëndim të Athinës, por zjarret në vendpushimin bregdetar të Atikës Lindore të Saronidës dhe jashtë Loutraki në Korinth ishin gjithashtu aktive pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për t'i frenuar ato.

Tre zjarrfikës vullnetarë në Saronida u shtruan në spital pasi pësuan lëndime në sy dhe zyrtarët thonë se shtëpitë janë shkatërruar si në Saronidë ashtu edhe në Lutraki.

Athina e madhe dhe pjesa më e madhe e Greqisë jugore ishin në nivelin e dytë më të lartë të alarmit për zjarret të hënën dhe të martën pas një vale kate-rditore të të nxehtit e cila ishte lehtësuar gjatë fundjavës. Temperaturat pritet të rriten sërish në fund të javës.

Banorët dhe vizitorët në zonat e prekura nga zjarret morën alarme celulare nga Ministria e Mbrojtjes Civile.

Kryetari i bashkisë së Lutrakit, Giorgos Gionis tha se punëtorët e bashkisë po ndihmonin gjithashtu të moshuarit dhe njerëzit e cenueshëm në evakuime, duke shtuar se operacioni ishte penguar nga ndërprerjet dhe problemet e linjave telefonike.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat