Shqiptarët, të “vuajturit” e rajonit - Barometri i Ballkanit: Qytetarët në Shqipëri janë më të pakënaqur se rajoni

Në një kohë që niveli i përgjithshëm i kënaqësisë dhe perceptimit të situatave sociale dhe ekonomike të shqiptarëve nuk ka ndryshuar shumë me një vit më parë, gjetjet e Barometrit të Ballkanit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, rikonfirmojnë se shqiptarët janë ndër më të pakënaqurit mes vendeve të rajonit. Ky është një publikim i përvitshëm, të paktën që prej vitit 2015 dhe jep një panoramë thuajse 360 gradë mbi shumë aspekte të jetës dhe mirëqënies së popullsive në vendet e Ballkanit Perëndimor. Barometri i Ballkanit vjen në formën e një ankete, dhe pyetjes së parë, asaj të nivelit të kënaqësisë me situatën e përgjithshme ekonomike, 50% e shqiptarëve i përgjigjen “i pakënaqur”. Kjo normë është e ndarë mes atyre shumë të pakënaqur dhe atyre të pakënaqur. 24% e shqiptarëve të anketuar i përgjigjen si të kënaqur, dhe 26% kanë përgjigje neutrale.
Me 50% të pakënaqur, shqiptarët janë mbi mesataren e rajonit, që fiksohet pranë 44% dhe më mirë vetëm se Bosnje Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut. Një tjetër pyetje ndërkohë i referohet situatës financiare të familjes së tyre, dhe 42% e shqiptarëve përgjigjen si të pakënaqur, duke u renditur të dytët në rajon, vetëm pas Maqedonisë së Veriut, me një normë pranë 43%. Vetëm 29% e të anketuarve nga Shqipëria shprehen si të kënaqur me situatën financiare të familjeve të tyre, dhe 28% janë përgjigje neutrale. Krahasuar me vitin e kaluar, situata duket e pandryshuar në këtë drejtim.
Por, ajo që bie më së shumti në sy ndër pyetjet që i drejtohen qytetarëve është ajo e çmimeve. 93% e shqiptarëve shprehen të pakënaqur me këtë situatë. Kjo normë është më e larta në rajon, madje, ndjeshëm larg mesatares së rajonit, që fiksohet pranë 75%. Ndjekësi jonë më i afërt është Mali i Zi, me 85% të qytetarëve të pakënaqur me situatën e çmimeve. Për Shqipërinë norma e të pakënaqurve është edhe më e lartë se vitit 2022, kur kulmunte dhe kriza e çmimeve.
Edhe sa i përket mundësive për punë, duket të jemi më të pakënaqruit në Ballkanin Perëndimor, me 70% të të anketuarve që i përgjigjen me pakënaqësi pyetjes, dhe vetëm 9% të kënaqur. Edhe në këtë drejtim duket të jemi larg mesatares së rajonit. Në të dyja rastet, si për çmimet, ashtu edhe për mundësitë për punë, qytetarët e Kosovës duklet të jenë ata më të kënaqurit krahasuar me vendet e tjera të rajonit.
Në pjesën dërrmuese të indikatorëve mbi cilësinë e jetesës, mirëqënien dhe pritshmëritë për të ardhmen, norma e pakenaqësisë në Shqipëri duket të jetë më e lartë se mesatarja e rajonit.
Roel Korkuti/SCAN
Sondazh

"Ndryshimi i klimës nëntokësore" po deformon tokën nën ndërtesa, zbulon studimi
Një fenomen që shkencëtarët e kanë quajtur "ndryshimi i klimës nëntokësore" po deformon tokën nën qytete, ka zbuluar një studim i kryer në Çikago. Kjo......

Inflacioni në Britani prek nivelin më të ulët në më shumë se një vit!
Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar u lehtësua më shumë se sa pritej në qershor, duke u ngadalësuar në normën e tij më të ulët vjetore që nga marsi 2022,......

Pas asnjë ndryshimi për 5 vjet, ka një pasaportë të re më të fuqishme në botë!
Lëvizja në krye të renditjes globale të pasaportave për vitin 2023 sapo u bë pak më interesante. Për pesë vite të gjata, Japonia ka qenë në pozitën nr.1 në......

Gruri ukrainas, BE kërkon fuqizimin e eksportit nga toka - Rusia nuk lejon largimin e drithërave ukrainase nga portet e vendit
Bashkimi Europian po përpiqet të transportojë më shumë drithëra ukrainase përmes rrugëve dhe hekurudhave për të ndihmuar në kompensimin e tërheqjes së Rusisë......

Ishulli grek i pari në botë me një certifikatë zero mbetjesh – Arrin normën më të lartë të riciklimit me 90%
Tilos në Greqi është bërë ishulli i parë në botë me një certifikatë zero mbetjesh. Si pjesë e projektit Just Go Zero Tilos, ishulli ka eliminuar me sukses......

Aleanca e papritur e Meta dhe Microsoft - Objektivi, hedhja në treg e sistemit Llama 2
Kompania mëmë e Facebook, Meta Platforms, ka ndërtuar një sistem IA që rivalizon ChatGPT dhe Bard të Google, por po merr një qasje tjetër: lëshimin e tij......

Itali, leje të paguara për të shmangur të nxehtin - Mënyrat se si mund të kërkohen në rast të temperaturave të larta
Temperaturat jashtëzakonisht të larta deri në 45 gradë celsius që pengojnë kryerjen e fazave të punës në vende që nuk mund të mbrohen nga dielli ose që......

Rimëkëmbet kërkesa globale për energji - Situata kthehet në normalitet në vitin 2024
Një krizë e vazhdueshme energjetike dhe një rënie ekonomike pritet të ngadalësojnë rritjen e kërkesës globale për energji në vitin 2023, por një rikthim i......