Gruri ukrainas, BE kërkon fuqizimin e eksportit nga toka - Rusia nuk lejon largimin e drithërave ukrainase nga portet e vendit

Bashkimi Europian po përpiqet të transportojë më shumë drithëra ukrainase përmes rrugëve dhe hekurudhave për të ndihmuar në kompensimin e tërheqjes së Rusisë nga një marrëveshje e eksporteve të Detit të Zi të mbështetur nga OKB-ja.
Rusia goditi portet ukrainase të grurit, një ditë pasi Moska u tërhoq nga një marrëveshje që lejonte drithërat ukrainase të bllokuara nga konflikti Rusi-Ukrainë të eksportoheshin në mënyrë të sigurtë.
Një zyrtar i lartë i BE-së tha se blloku i 27 vendve anëtare po mbështet Turqinë dhe Kombet e Bashkuara në përpjekjet për të rikthyer Rusinë në marrëveshje.
Kryeministri irlandez Leo Varadkar tha se blloku do të përgjigjet gjithashtu duke zgjeruar rrugët e eksportit tokësor për drithërat ukrainas nëpërmjet korsive të solidaritetit, ose lidhjeve rrugore dhe hekurudhore përmes fqinjëve të BE-së të Ukrainës, si dhe Moldavisë.
Sipas tij ka mënyra të tjera për të nxjerrë drithin nga Ukraina, për shembull përmes Rumanisë dhe Polonisë. Ai theksoi se nëse rusët vazhdojnë m këtë politikë të parandalimit të Ukrainës nga eksportimi i grurit dhe plehrave, BE do t’i duhet të gjejë mënyra të tjera për të nxjerrë drithin nga vendi.
Përpara se Rusia të sulmonte në shkurt 2022, rreth tre të katërtat e prodhimit të grurit të Ukrainës eksportoheshin në Europë, Kinë dhe Afrikë, me shumicën dërrmuese të drithërave dhe farave vajore që kalonin nëpër portet e Detit të Zi.
Komisioni Europian me qendër në Bruksel tha se kjo ka ndryshuar që kur Rusia filloi luftën dhe rreth 60% e eksporteve të grurit të Ukrainës tani kalojnë nëpër korsitë e solidaritetit të BE-së.
Zgjerimi i tranzitit të drithërave përmes BE-së ka pasoja për Poloninë dhe disa vende të tjera të BE-së në kufi me Ukrainën, ku fermerët vendas janë nën presion nga rritja e importeve ukrainase.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Ishulli grek i pari në botë me një certifikatë zero mbetjesh – Arrin normën më të lartë të riciklimit me 90%
Tilos në Greqi është bërë ishulli i parë në botë me një certifikatë zero mbetjesh. Si pjesë e projektit Just Go Zero Tilos, ishulli ka eliminuar me sukses......

Aleanca e papritur e Meta dhe Microsoft - Objektivi, hedhja në treg e sistemit Llama 2
Kompania mëmë e Facebook, Meta Platforms, ka ndërtuar një sistem IA që rivalizon ChatGPT dhe Bard të Google, por po merr një qasje tjetër: lëshimin e tij......

Itali, leje të paguara për të shmangur të nxehtin - Mënyrat se si mund të kërkohen në rast të temperaturave të larta
Temperaturat jashtëzakonisht të larta deri në 45 gradë celsius që pengojnë kryerjen e fazave të punës në vende që nuk mund të mbrohen nga dielli ose që......

Rimëkëmbet kërkesa globale për energji - Situata kthehet në normalitet në vitin 2024
Një krizë e vazhdueshme energjetike dhe një rënie ekonomike pritet të ngadalësojnë rritjen e kërkesës globale për energji në vitin 2023, por një rikthim i......

India tani është një nga 5 tregjet më të mira të iPhone për herë të parë!
India u bë tregu i pestë më i madh i iPhone i Apple në tremujorin e dytë, sipas hulumtimit të publikuar të martën, pasi gjigandi i teknologjisë amerikane rrit......

Italia dëshiron më shumë italianë në rolet kryesore kulturore!
Drejtoresha gjermane e Galleria dell'Accademia të Firences ka shprehur shqetësimin për humbjen e punës së saj mes shtysave të Italisë për të caktuar më shumë......

Zjarret masive në Greqi detyrojnë banorët dhe pushuesit të evakuohen!
Zjarret jashtë kryeqytetit grek, Athinë, vazhduan të digjen në pyje herët në mëngjesin e së martës. Ata kanë detyruar mijëra njerëz të largohen nga......

Cila është temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Europë? Po në botë?
Edel Strazimiri / SCAN Pjesë të mëdha të Europës Jugore janë goditur nga një periudhë intensive dhe e zgjatur e nxehtësisë ekstreme si për shembull......