"Ndryshimi i klimës nëntokësore" po deformon tokën nën ndërtesa, zbulon studimi

Një fenomen që shkencëtarët e kanë quajtur "ndryshimi i klimës nëntokësore" po deformon tokën nën qytete, ka zbuluar një studim i kryer në Çikago. Kjo zhvendosje e tokës nën zonat urbane mund të përbëjë një problem për ndërtesat dhe infrastrukturën, duke kërcënuar performancën dhe qëndrueshmërinë afatgjatë, sipas hulumtimit.
Të njohura teknikisht si "ishuj të nxehtësisë nëntokësore", ndryshimi i klimës nëntokësore është ngrohja e tokës nën këmbët tona, e shkaktuar nga nxehtësia e lëshuar nga ndërtesat dhe transporti nëntokësor si sistemet e metrosë.
"Sa më i dendur të jetë qyteti, aq më intensiv është ndryshimi i klimës nëntokësore," tha autori kryesor i studimit Alessandro Rotta Loria, një asistent profesor i inxhinierisë civile dhe mjedisore në Universitetin Northwestern në Evanston, Illinois.
Toka, shkëmbinjtë dhe materialet e ndërtimit deformohen kur i nënshtrohen ndryshimeve të temperaturës. Për shembull, toka nën ndërtesa mund të tkurret kur nxehet, duke shkaktuar ulje të padëshiruar, tha Rotta Loria.
“Deformimet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike nëntokësore janë relativisht të vogla në përmasa, por ato zhvillohen vazhdimisht,” tha ai. "Me kalimin e kohës, ato mund të bëhen shumë domethënëse për performancën operacionale të infrastrukturës civile si themelet e ndërtesave, muret mbajtëse të ujit, tunelet etj."
Por ndryshimi i klimës nëntokësore nuk është i njëjtë me atë që ne mendojmë si ndryshim klimatik në atmosferë, i cili kryesisht nxitet nga gazrat serë dhe ka efekte të gjera, tha David Archer, një profesor i shkencave gjeofizike në Universitetin e Çikagos. Termi "ndryshim i klimës nëntokësore", megjithatë, nuk u krijua për këtë studim, ai ka qenë në përdorim, dhe fenomeni është objekt studimi, prej disa kohësh.
Studuar për 25 vitet e fundit, ndryshimi i klimës nëntokësore mund të shkaktojë probleme të tilla si ndotja e ujërave nëntokësore ose probleme me hekurudhat nëntokësore duke i bërë binarët të prirur për t'u përkulur ose duke bërë që pasagjerët të sëmuren për shkak të nxehtësisë së tepërt. Efektet e tij në infrastrukturën civile, megjithatë, nuk ishin hulumtuar deri në këtë studim
Ndërtesat e ardhshme nuk do ta rrisin ndjeshëm fenomenin, sepse teknologjitë dhe rregulloret moderne të ndërtimit kërkojnë izolim më të mirë dhe efikasitet të energjisë. Dhe për ato struktura që tashmë ekzistojnë, të kuptuarit e nxehtësisë nëntokësore paraqet mundësi.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Inflacioni në Britani prek nivelin më të ulët në më shumë se një vit!
Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar u lehtësua më shumë se sa pritej në qershor, duke u ngadalësuar në normën e tij më të ulët vjetore që nga marsi 2022,......

Pas asnjë ndryshimi për 5 vjet, ka një pasaportë të re më të fuqishme në botë!
Lëvizja në krye të renditjes globale të pasaportave për vitin 2023 sapo u bë pak më interesante. Për pesë vite të gjata, Japonia ka qenë në pozitën nr.1 në......

Gruri ukrainas, BE kërkon fuqizimin e eksportit nga toka - Rusia nuk lejon largimin e drithërave ukrainase nga portet e vendit
Bashkimi Europian po përpiqet të transportojë më shumë drithëra ukrainase përmes rrugëve dhe hekurudhave për të ndihmuar në kompensimin e tërheqjes së Rusisë......

Ishulli grek i pari në botë me një certifikatë zero mbetjesh – Arrin normën më të lartë të riciklimit me 90%
Tilos në Greqi është bërë ishulli i parë në botë me një certifikatë zero mbetjesh. Si pjesë e projektit Just Go Zero Tilos, ishulli ka eliminuar me sukses......

Aleanca e papritur e Meta dhe Microsoft - Objektivi, hedhja në treg e sistemit Llama 2
Kompania mëmë e Facebook, Meta Platforms, ka ndërtuar një sistem IA që rivalizon ChatGPT dhe Bard të Google, por po merr një qasje tjetër: lëshimin e tij......

Itali, leje të paguara për të shmangur të nxehtin - Mënyrat se si mund të kërkohen në rast të temperaturave të larta
Temperaturat jashtëzakonisht të larta deri në 45 gradë celsius që pengojnë kryerjen e fazave të punës në vende që nuk mund të mbrohen nga dielli ose që......

Rimëkëmbet kërkesa globale për energji - Situata kthehet në normalitet në vitin 2024
Një krizë e vazhdueshme energjetike dhe një rënie ekonomike pritet të ngadalësojnë rritjen e kërkesës globale për energji në vitin 2023, por një rikthim i......

India tani është një nga 5 tregjet më të mira të iPhone për herë të parë!
India u bë tregu i pestë më i madh i iPhone i Apple në tremujorin e dytë, sipas hulumtimit të publikuar të martën, pasi gjigandi i teknologjisë amerikane rrit......